Samsung një hap para Apple. Lançon telefonin inteligjent 5G

Samsung një hap para Apple. Lançon telefonin inteligjent 5G


Është një ditë e madhe për të ardhmen e lidhjes me wireless.

Telefoni 5G nga Samsung ka dalë në treg. Kjo është hera e parë që një smartphone mund të aksesojë 5G.

Telefoni Galaxy S10 5G me çmim 1300 dollarë është i disponueshëm për klientët e Verizon në Chicago dhe Minneapolis. Kur konsumatorët largohen nga këto zona, telefoni 5G sërish arrin të funksionojë në rrjetin 4G LTE të Verizon.

Lexoni: Si 5G do të bëjë jetën e përditshme më të mirë?

Telefoni do të lançohet në qytete të tjera në Verizon dhe do të punojë me të gjitha kompanitë celulare.

5G është ndërveprimi më i fundit i teknologjisë me wireless dhe pritet të ofrojë transmetim më të mirë të videove dhe përparësi të tjera teknike, si lidhja me makinat pa shofer.

Lexoni: 5 gjëra që duhet të dini për 5G

Rrjetet ende janë shumë të limituara, por ky telefon është një hap i madh para lançimit. Lançimi do të ndihmojë të gjitha kompanitë celulare të testojnë shërbimin e tyre dhe të hedhin themelet për veprime të tjera në të ardhmen me pajisjet 5G.

Ky telefon inteligjent ka një ekran 6.7 inç dhe 6 kamera me lente, ku përfshihet një kamera e dyfishtë në pjesën e përparme me një lente 3D të thellë. Është i disponueshëm në dy variante, 256GB dhe 512GB dhe në ngjyrë të argjendtë e të zezë.

Me publikimin e telefonit të parë 5G, Samsung është një hap para Apple, e cila pritet të debutojë një iPhone 5G deri në fund të vitit 2020. Kalimi nga 4G në 5G pritet të jetë më i përhapur po ashtu në 2020.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0