Samsung fiton 49 Çmime "iF Design Awards" - Business Magazine Albania

Samsung fiton 49 Çmime “iF Design Awards”


Tiranë – 17 Mars 2017 – Samsung Electronics Co Ltd, njoftoi se ka fituar 49 Çmime iF Design Awards, duke përfshirë një çmim të artë, i njohur botërisht si “International Forum Design Awards 2017”. Tridhjetë e pesë nga çmimet u dhanë për dizajnin superior të produkteve, katër për konceptin profesional të dizajnit, shtatë për dizajnin e komunikimit dhe tre për dizajnin e paketimit.

“Përmirësimi i një produkti është i lehtë, por përmirësimi i stilit të jetesës së konsumatorit është e vështirë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për realizimin e dizajnit që argëton dhe përmbush jetën e konsumatorëve tanë nëpërmjet inovacionit të fokusuar tek ata “, tha BK Yoon, President dhe CEO i Samsung Electronics dhe Shefi i Qendrës së Dizajnit të Korporatave në Samsung.

Samsung mori çmimin e artë për “ArtPC Pulse”, një kompjuter desktop premium me module të avancuara dhe të zgjerueshme. “ArtPC Pulse” integron një PC të përformancës së lartë në një formë cilindër të rafinuar. Ajo mund të zgjerojë funksionet e saj me modulet e zgjeruara për ruajtjen HDD dhe një altoparlant 360-gradë në një strukturë të ndashme rrotulluese. Dizajni fitues i “ArtPC Pulse” përfshin stilin minimalist në trupin e tij plotësisht metalik ndërsa butonat dhe portat janë vendosur të gjitha në pjesën e pasme të produktit.

Përveç marrjes së çmimit të artë, Samsung fitoi edhe 34 çmime të tjera “iF Design Awards” për kategoritë e produkteve:

• Seria e Galaxy S7, telefon i mençur i projektuar me teknologji xhami 3D për të rritur kontrollin;
• Ora e mençur Gear S3 me një kornizë inovative të rrumbullakët dhe rrotullim UI;
• Level Box Slim, një altoparlant portativ i vogël, i cili dyfishon fuqinë për të mbajtur smartphonët e përdoruesve të karikuar nëse është e nevojshme, së bashku me përfitime të tilla si rezistencë ndaj spërkatjes, kështu që altoparlanti mund të përdoret me lehtësi në tualet, në afërsi të një pishinë ose në bregdet;
• SUHD TV KS9500, TV premium me një dizajn 360 gradë, përfshirë një ekran të harkuar në pjesën e përparme dhe një linjë metalike në anën e pasme;
• Smart Hub Family RB38K7998S4, frigoriferi që përmban një ekran me prekje 21.5″ LCD i cili lejon përdoruesit të menaxhojnë dhe të shohin ushqimin në frigorifer pa patur nevojë të hapin derën.

Organizuar nga Forumi Ndërkombëtar i Dizajnit, “iF Dizajn Awards” filloi në Gjermani në vitin 1953. Prezantimi e produkteve bazohet në një vlerësim të plotë të projektimit, përshtatshmërisë së materialit, inovacionit dhe shtatë kategori të tjera: Produkt, Paketim, Komunikim, Arkitektura e brendshme, Koncepti Profesional, Projektimi i Shërbimit, dhe Arkitektura.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0