Samsung Electronics merr me shumë se 120 çmime për Risinë në Dizajn dhe Teknologji në Consumer Electronic Show 2017 - Business Magazine Albania

Samsung Electronics merr me shumë se 120 çmime për Risinë në Dizajn dhe Teknologji në Consumer Electronic Show 2017


Fitorja në 2017 përshin 34 Çmime Inovacioni në CES dhe më shumë se 80 tituj kryesorë të CES

Tiranë – 9 Janar, 2017 – Samsung Electronics njoftoi se ka fituar më shumë se 120 çmime në Consumer Electronics Show (CES) 2017 dhe vazhdon të marrë vlerësime në kategori që përfshijnë argëtimin në shtëpi, pajisjet shtëpiake dhe kategoritë mobile. Samsung nderohet në CES bashkë me novatorët e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë, të cilët i japin formë të ardhmes së jetës së përditshme.

Në eventin CES 2017, Samsung fiton bindshëm 34 çmime inovacioni, duke përfshirë edhe çmimin “Inovatori më i mirë në kategorinë e shfaqjes së videove”. Samsung gjithashtu u nderua me çmime nga një numër i madh i mediave dhe industrisë, përzgjedhur nga organizatat e pranishme në këtë event nga më shumë se 3880 ekspozues.

“CES feston 50 vjetorin e saj dhe është e mahnitshme të shohësh se sa larg kemi arritur si industri. Viti i kaluar do të mbahet mend për një grup zhvillimesh unike në dizajnin e produktit dhe në inxhinieri,” tha Gregory Lee, president dhe CEO i Samsung Electronics në Amerikën e Veriut. “Ne jemi të nderuar që marrim mirënjohje vit pas viti nga CTA dhe industria për produktet tona të reja dhe zhvillimet tona dhe mbetemi të angazhuar për ofrimin e produkteve që janë projektuar të punojnë në mënyrën se si ju jetoni.”

Produktet Samsung që janë shpallur fituese për vitin 2017 përfshijnë:

TV QLED i ri line-up ka marrë më shumë se 20 çmime, duke përfshirë katër Çmime Inovacioni CES, Çmimin “Reviewed.com’s Editor’s Choice”, Çmimin “Ubergizmo’s Best of CES” dhe Çmimin si “Guruja më e mirë HD i CES”.

“TV Lifestyle Samsung”, i cili është projektuar për t’u dukur si një foto e shfaqur në mur, ka marrë çmimin e “Inovacionit më të mirë nga CTA” si dhe çmimin “Popular Mechanic’s Editor’s Choice”.

–  FlexWash dhe FlexDry i Samsung u nderuan me dy Çmime Inovacioni të CES dhe me çmime nga mediat, duke përfshirë çmimin “Techlicious Best” i CES, çmimin “Reviewed.com’s Editor’s Choice”, çmimin “The Verge’s Best of CES” dhe çmimin “TWICE Picks”.

Chromebook Plus dhe Pro i Samsung fitoi nga Trendet më të mira dixhitale në çmimet CES, çmimin “Wired’s Best of CES”, çmimet “BGR’s Best Laptops of CES”, çmimet “LAPTOP / Tom’s Guide Best of CES, Gear Patrol’s Best Products” nga çmimet CSE dhe “9to5Google’s Best” e zgjedhur nga CES.

Për më shumë informacion mbi Samsung në CES 2017, ju lutem vizitoni: www.news.samsung.com

Rreth Samsung Electronics America, Inc.
Me seli në Ridgefield Park, N.J., Samsung Electronics America, Inc. (VSM), është një lider i njohur inovativ në elektronikën e konsumit, pajisjeve mobile dhe zgjidhjeve sipërmarrëse. Një degë në pronësi të Samsung Electronics Co, Ltd, VSM po shkon përtej kufijve të teknologjisë së sotme dhe u siguron konsumatorëve dhe organizatave një portofol të produkteve inovatore në pajisje, internet, informatikë të lëvizshme, telefona inteligjentë, realitet virtual, infrastrukturë pa tela dhe pa veshje, duke ofruar përmbajtje dhe shërbim lidhur me pagesat celulare, videot VR 360 gradë, mbështetje ndaj klientëve dhe shumë më tepër. Samsung është lider në telefonat inteligjentë dhe HDTVs dhe një nga markat në rritje për pajisjet shtëpiake në SHBA. Për të zbuluar më shumë rreth Samsung, ju lutem vizitoni www.samsung.com. Për lajmet më të fundit të Samsung, ju lutem vizitoni news.samsung.com/us dhe na ndiqni në @SamsungNewsUS.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0