Samsung dhe MSC Cruises fitojnë çmimin e parë për projektin e brendshëm LED

Samsung dhe MSC Cruises fitojnë çmimin e parë për projektin e brendshëm LED

~7 minuta lexim


Për ekranet LED me porosi në anijen e lundrimit MSC Grandiosa, Samsung dhe MSC Cruises u vlerësuan me çmimin e parë në kategorinë e Përvojës më të Mirë të Klientit.

 Samsung Electronics dhe MSC Cruises ju dha çmimi i parë për përvojën më të mirë të përgjithshme të klientit nga Daily DOOH, një publikim kryesor i industrisë, në njohje të inovacionit të tyre të jashtëzakonshëm në sinjalizimet dixhitale. Samsung siguroi ekranet inteaktive touchscreen, sinjalistikën dixhitale dhe mbi 2.400 televizorë në kabinat e MSC Grandiosës, anija më e fundit dhe më e madhe e MSC Cruises, si pjesë të partneritetit të saj të gjatë me kompaninë. MSC Cruises lançoi ekosistemin dixhital ‘MSC for Me’ në 2017 për të sjellë përvojën më të fundit të lundrimit të lidhur për mysafirët e saj. Kurorëzimi i projektit është i vendosur në shëtitoren e brendshme të anijes, qendrën shoqërore të anijes, ku në tavan është instaluar ekrani i porositur veçanërisht i Samsung 93-metër i lakuar IF040H-D. Ekrani është dizajnuar në mënyrë dinamike për të krijuar një atmosferë mbresëlënëse në çdo kohë dhe shfaq performanca mahnitëse vizuale tre herë në ditë.

“Qielli më i gjatë LED në det është një nga karakteristikat unike të anijeve tona të gjeneratës Meraviglia, duke përfshirë MSC Grandiosa, që e bën përvojën unike në detin Mesdhe edhe më të papërsëritshme,” tha Luca Pronzati, Chief Business Officer për Inovacionin në MSC Cruises. “Ne kemi punuar së bashku me Samsung për të krijuar këtë element thelbësor të hapësirës multifunksionale, duke përdorur teknologjinë më të lartë. Kjo krijon ambiente dhe atmosfera të ndryshme gjatë gjithë ditës dhe natës, e gjithashtu luan një rol kryesor në orarin e argëtimit me gamën e tij të shfaqjeve magjepsëse. ” “Teknologjia Samsung është një pjesë integrale e përvojës plotësisht unike dhe të paharrueshme të pasagjerëve në bordin e anijeve të MSC Cruises”, tha Seog-gi Kim, Zv. President Ekzekutiv, Visual Display Business në Samsung Electronics. “Që nga momenti kur ata hipin në bord dhe gjatë gjithë udhëtimit të tyre, pasagjerët do të shikojnë dhe bashkëveprojnë me ekranet Samsung që shfaqin cilësi të shkëlqyera të figurës dhe përdorim intuitiv.”Për më shumë informacion mbi të rejat më të fundit të ekraneve Samsung vizitoni: https://displaysolutions.samsung.com/

Për më shumë informacion mbi MSC Grandiosa dhe MSC for Me, ju lutem vizitoni: https://www.msccruises.com/en-gl/Discover-MSC/Cruise-Ships/MSC-Grandiosa.aspx

https://www.msccruises.com/en-gl/Discover-MSC/MSC-For-Me.aspx
Rreth Samsung Electronics 
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Lexo: Samsung bashkon forcat me Star Wars™ për një bashkëpunim festiv

Rreth MSC Cruises
MSC Cruises është linja e lundrimit me rritjen më të shpejtë në botë. Me seli në Gjenevë, Zvicër, MSC Cruises është pjesë e Divizionit të Lundrimeve të MSC Group, konglomerati kryesor i transportit dhe logjistikës me seli në Zvicër. Flota e MSC Cruises me 17 anije moderne dhe inovative është një nga më të avancuarat në aspektin ambjentalist në industri. Kompania është e angazhuar për kujdesin ndaj mjedisit dhe punon për të minimizuar dhe zvogëluar vazhdimisht ndikimin mjedisor të flotës së saj si në det ashtu edhe në bregdet duke përdorur teknologji të reja detare dhe mjedisore.

Një investim prej 11,6 miliardë euro, risi në industri, do të rrisë flotën e MSC Cruises në 25 anije deri në vitin 2027. Përveç kësaj, Divizioni i Lundrimeve të MSC Group është duke investuar 2 miliardë euro shtesë në një markë të re luksoze që përfshin katër super-jahte, që do të lançohen çdo vit nga 2023 në 2026. Duke lundruar në më shumë se 200 destinacione në pesë kontinente, MSC Cruises mbledh më shumë se 180 kombësi nga e gjithë bota, duke ofruar një përvojë frymëzuese dhe gjithëpërfshirëse të lundrimit të frymëzuar nga trashëgimia evropiane e kompanisë. Prisni të ushqim ndërkombëtar, argëtim të klasit botëror, programe familjare elitare dhe teknologjinë më të fundit mysafirët në bord.

Mësoni më shumë rreth praktikave të kujdesit mjedisor të MSC Cruises në www.msccruises.com/sustainability 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0