Samiti Virutal për Covid. Udhëheqësit botërorë premtojnë miliona dollarë - Business Magazine Albania

Samiti Virutal për Covid. Udhëheqësit botërorë premtojnë miliona dollarë


Një aleancë e udhëheqësve botërorë zhvilloi një samit virtual të hënën, me synim grumbullimin e miliarda dollarëve për të financuar hulumtimet për një vaksinë për koronavirusin, si dhe për të zhvilluar trajtime të reja dhe testime më të mira.

Komisioni Evropian organizoi dhe drejtoi veprimtarinë nga selia e tij në Bruksel, me liderë të thirrur nga e gjithë bota. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se bota duhet të bashkojë burimet e saj për të filluar punën për vaksinat, diagnostikimin dhe trajtimet kundër koronavirusit.

Ajo tha se qëllimi i parë ishte mbledhja e një shume fillestare prej 8 miliardë dollarësh që do të ndihmonte “të shtohet” puna për vaksinat dhe trajtimet.

Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi 573 milionë dollarë, duke thënë se samiti dërgoi një “sinjal shprese” dhe se pandemia ishte një “sfidë globale që kërkonte zgjidhje globale.”

Lexo: Diçka e pazakontë po ndodh në Suedi, në këtë kohë pandemie, ndryshe nga gjithë Europa

Kryeministri britanik Boris Johnson, vetë i mbijetuar nga COVID, njoftoi premtimin e Britanisë prej 482 milionë dollarësh dhe u kujtoi udhëheqësve se Britania do të organizojë një samit tjetër në një muaj në emër të Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimet (GAVI).

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se vendi i tij do të bënte një investim total prej afro 834 milionë dollarësh për të luftuar virusin brenda dhe jashtë vendit.

Kanadaja, Franca, India, Izraeli dhe Spanja ishin ndër kombet e tjera që u zotuan për përpjekjet e vaksinës.

Njerëzit në shumë vende të globit, dhe veçanërisht në Evropë këtë javë, po kthehen me kujdes në punë, por autoritetet mbeten të kujdesshme për një valë të dytë të infeksioneve, dhe një vaksinë është i vetmi plumb i artë i vërtetë për të lejuar që të rifillojë jeta normale.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0