"Samiti Global i Sipërmarrjes", Palo Alto mirëpret edicionin e 7 të evenimentit të biznesit - Business Magazine Albania

“Samiti Global i Sipërmarrjes”, Palo Alto mirëpret edicionin e 7 të evenimentit të biznesit


“Kur lidhemi me sipërmarrës globalë që kanë aksesin dhe shkëmbimin e nevojshëm për të krijuar dhe inovuar, ne çlirojmë fuqinë e tyre për të ndryshuar botën,” është slogani i Samitit Global të Sipërmarrjes, Edicioni i 7, që bën bashkë sipërmarrësit e të gjithë botës në një vend.

Këtë vit, edicioni i 7 i samitit do të mbahet në Palo Alto, Kaliforni, SHBA, pas Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Malajzisë, Marokut dhe Kenias, të cilat kanë qenë vendet që kanë mirëpritur evenimentin botëror të biznesit. Dhe cili vend do të ishte më shumë i përshtatshëm për të bërë bashkë sipërmarrësit e të gjitha fazave të zhvillimit të bizneseve se sa Silicon Valley, që ka dëshmuar suksesin e mijëra kompanive?

Me kthimin e samitit sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Obama nënvizon angazhimin e tij në ndërtimin e urave që do të ndihmojnë në trajtimin e sfidave globale duke u bërë bashkë.

GES 2016 (Global Entrepreneurship Summit), me sipërmarrës nga 170 vende të botës, synon të tregojë sipërmarrësit dhe investitorët e suksesshëm nga e gjithë bota duke krijuar mundësi për investime, partneritet dhe bashkëpunim; të lidhë sipërmarrësit dhe investitorët amerikanë me homologë ndërkombëtarë për të adresuar disa nga sfidat më të vështira globale. Pritja e GES në Silicon Valley do të nënvizojë shpirtin sipërmarrës të Amerikës dhe do të lejojë investitorët dhe sipërmarrësit amerikanë të shikojnë talentet, zgjidhjet dhe mundësitë që ekzistojnë në nivel global.

Samiti do të përfshijë një rang të gjërë workshop-esh, panelesh, bisedime të ndezura, prezantime konkursesh, mentorime dhe seksione rrjetëzimi me qëllim që t’u japë pjesëmarrësve mundësi të posaçme për të fituar aftësi dhe lidhjet që do të ndihmojnë sipërmarrjet të rriten. Brenda samitit do të ketë edhe hapësira për demonstrim, panele eksperimentale për të mësuar dhe mundësi për t’u lidhur me eksepertët e industrisë.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0