Sa rëndësi kanë notat për të qenë të suksesshëm? - Business Magazine Albania

Sa rëndësi kanë notat për të qenë të suksesshëm?


Kur je në mes të provimeve, mund të ndihesh sikur jeta jote po shkon vetëm shkollë.

Nga mosha 15 deri 18 vjeç, pushimet verore tuaja duken të mbushura plot me rishikime dhe tmerrin ekzistencial që nuk do të hyni në universitetin që dëshironi.

Sidoqoftë, shumë njerëz që ne tani i konsiderojmë jashtëzakonisht të suksesshëm, në të vërtetë nuk dolën shumë mirë në shkollë.

Gjithkush i njeh historitë se si Bill Gates dhe Mark Zuckerberg hoqën dorë nga universiteti për t’u bërë dy nga njerëzit më të pasur në botë, por shumë njerëz të tjerë të suksesshëm nuk arritën dot aq larg.

Më poshtë mund të shihni se si akademia nuk ishte e përshtatshme për këta persona, por që nuk i pengoi ata për t’u shndërruar në sukses.

Richard Branson e la shkollën në moshën 16 vjeçare

Branson kurrë nuk kishte interes për shkollën, ai e la atë në moshën 16 vjeçare për të filluar biznesin e tij të parë.

Drejtori i tij, Robert Drayson, i tha atij se do të përfundojë në burg ose do të bëhet një milioner, sipas The Telegraph.

Ai arriti këtë të fundit dhe tani “Grupi Virgin” zotëron mbi 200 kompani në 30 vende të botës.

Simon Cowell mezi kaloi në çdo provim

Në industrinë e muzikës, shumë pak mendime kanë rëndësi më shumë se ato të Simon Cowell. Megjithatë, ai nuk ishte gjithmonë në krye. Cowell la shkollën me një nivel O dhe u largua kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ai filloi karrierën e tij duke punuar në postën e kompanisë “EMI Music Publishing” të babait të tij. Atje, ai u promovua dhe më pas u largua gjatë viteve ’80 për të formuar “E & S Music” me shefin e tij .

Pas disa sukseseve të shkurtra me disa kompani, Cowell bëri emrin e tij në “BMG Records”, ku ai shiti më shumë se 150 milionë disqe dhe 70 single në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Steven Spielberg u refuzua nga shkolla e filmit

Steven Spielberg është padyshim drejtori më i famshëm në botë, duke qenë truri pas “E.T.”, “Jurassic Park”, “Indiana Jones” dhe “Gremlins”.

Sipas Biography.com, Spielberg ishte një regjisor amator. Kur ishte më i moshuar, ai u refuzua tri herë nga Shkolla e Teatrit, Filmit dhe Televizionit të Kalifornisë së Jugut. Megjithatë kjo, nuk e pengoi atë që të arrinte sukses në mbarë botën.

Spielberg u kthye në shkollë në vitin 2002 për të fituar betejën, 35 vjet më vonë, si një falenderim për prindërit e tij.

Clare Balding duhej të shkëputej për rreth dy vjet

Clare Balding është një nga moderatoret më të njohura të Britanisë së Madhe, që mirëpret simpatitë e Wimbledon dhe Crufts. Megjithatë, në rininë e saj ajo u arrestua një herë për vjedhje dyqani, sipas The Independent.

Ajo dëshironte të shkonte në Oxbridge, por rezultatet e saj e shtynë atë që të mos realizonte atë që donte. Ajo u shkëput për dy vjet, mori provimet dhe praktikoi teknikën e saj të intervistimit gjatë kësaj kohe, e cila e ndihmoi që të futej në Kembrixh për të studiuar anglisht.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0