Sa biznese u shuan nga kriza? - Business Magazine Albania

Sa biznese u shuan nga kriza?

Viti 2023 ka nisur me një numër të lartë të  bizneseve të cilat kanë ndërprerë aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përgjatë periudhës Janar deri më 15 Maj 2023, në total 4668 subjekte kanë kaluar në status pasiv.

Në një treg të lirë hapja dhe mbyllja e bizneseve është një fenomen normal, por shifra e lartë e muajve të parë të vitit mund të vijë si pasojë e krizës së rritjes së çmimeve përgjatë vitit që kaloi dhe në vazhdim dhe rrjedhimisht e rritje së kostove të biznesit.

Mungesa e fuqisë punëtore është një tjetër arsye që po shkakton probleme mbi funksionimin normal të sipërmarrjeve.  E ndarë sipas Drejtorive Rajonale, vihet re se Tirana zë vendin e parë për numrin e subjekteve të transferuara nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, me 2101 të tilla.

Lexo:Të moshuarit mund të jenë më aktivë me vendimin e ri…

Lista vijon kryesisht me qarqet e mëdha, si  Durrësi, Fieri, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Korçë. Ndërsa me më pak subjekte të “shuara”, rezulton Dibra dhe Kukësi, të cilat konsiderohen edhe si qarqe me zhvillim të pakët ekonomik.

Sipas legjislacionit në fuqi, një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; apo deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.

Në regjistër janë të pasqyruara të gjitha bizneset që nga viti 1991 e më tej, që kanë marrë status pasiv. Numri total i subjekteve të listuara aktualisht arrin në rreth 147 mijë. Qëllimi i publikimit të kësaj liste është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje – blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv. “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj”. Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0