Rrugëtimi i Arben Malajt, takim në zoom me 21 Korrik - Business Magazine Albania

Rrugëtimi i Arben Malajt, takim në zoom me 21 Korrik

Rrugëtimi i Arben Malajt

Politikan i mirë nuk është ai që tund dafinat e fitoreve, por ai që ringrihet nga hiri i humbjeve. A e keni pyetur veten se çfarë do t’ju bënte një figurë të qëndrueshme edhe nëse do të futeshit në politikë? Sa mund të vlejë profesioni për suksesin në jetë? Sa rëndësi ka familja apo edhe mendimet që ne ushqejmë.

Jeta është e bukur sepse ka gjithnjë sfida. Arben Malaj tregon se nuk duhet të mërziteni kur një derë mbyllet, sepse një portë është hapur. A jeni kuriozë të dini se si mund të ketë qenë fëmijëria e një Ministri Financash? Apo të kuptoni se mes sfidash të shumta një politikan nuk e humbet entuziazmin? Arben Malaj, një figurë që kolorin e sfidave e ka të plotë, tregon rrugëtimin e tij.

Është një rrugëtim që frymëzon dhe jep shpresë, një rrugëtim që ju nxit për tolerancë në raport me të tjerët, por edhe një qëndrim të fortë tek parimet tuaja.

Malaj ka 34 vite përvojë profesionale, 27 vite përvojë në fushën akademike dhe 16 vite në shërbim publik si deputet dhe 3 herë ministër.

Nesë je sipërmarrës, student, ekspert në karrierë, apo thjesht kërkon më shumë nga vetja, na ndiqni në webinarin që Albana Muçaj do të zhvillojë në zoom me Arben Malajn me 21 Korrik ora 19.00.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë, mund të na bashkohen duke klikuar këtu.

Rrugëtimi, Takim me Arben Malajn 21 korrik ora 07:00 PM

Meeting ID: 790 8612 5048
Passcode: X6K7hf

Ju mirëpresim!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0