Rrjetet sociale kundër presidentit Donald Trump

Rrjetet sociale kundër presidentit Donald Trump

Donald Trump

Rrjetet sociale i kanë shpallur luftë të hapur presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të postimeve, që ai publikon.

Aplikacioni Snapchat ka ndaluar së promovuari llogarinë e Donald Trump. Si rezultat, ajo nuk do të shfaqet më në seksionin ‘Discover’ ku shfaqen profilet e njerëzve. 

Vendimi u mor pasi Trump shkruante se “qentë e egër” dhe “armët shkatërruese” do të përdoren për protestuesit, nëse ata shkelnin gardhin e Shtëpisë së Bardhë.

Snapchat ka deklaruar se presidenti i SHBA-ve po nxit dhunën racore dhe në këtë rast postimet fshihen automatikisht. Sipas aplikacionit dhuna racore dhe padrejtësia nuk kanë vend në shoqëri dhe se drejtuesit qëndrojnë së bashku me të gjithë ata, që kërkojnë paqe, dashuri, barazi dhe drejtësi në Amerikë.

Ky vendim vjen një javë pasi edhe Twitter i quajti postimet e presidentit amerikan si potencialisht mashtruese, teksa kreu i SHBA-ve kishte shkruar se votimet me postë do të manipulojnë zgjedhjet e nëntorit. Për këtë arsye Twitteri kërkoi që çdo postim i tij të kontrollohej dhe të verifikohej.

Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që përkufizon mbrojtjen dhe detyrimet ligjore që kanë mediat sociale në tërësi. Në bazë të kësaj platformat online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë.

Lexoni: Presidenti Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv për kompanitë e mediave sociale

Edhe aplikacionet e tjera po i bëjnë presion Facebook që edhe ai të veprojë njëlloj pasi ka mbajtur qëndrime të kundërta. Shefi ekzekutiv i tij, Mark Zuckerberg, ka thënë se postet e Presidentit duhet të lihen të pandryshuara.

Presidenti Trump ka më shumë se 1 milion ndjekës në Snapchat. Llogaria e presidentit nuk do të pezullohet ose fshihet. Fakti që nuk do të shfaqet në ‘Discover’ do të thotë që postimet e tij do të shihen vetëm nga njerëz, që duan ta ndjekin.

Lexoni: Nuk reagoi ndaj Trump, punonjësit e Facebook sulmojnë Zuckerberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0