Rritja e çmimeve të energjisë për bizneset, kosto të shtuara për konsumatorët. Shembujt po i jep rajoni - Business Magazine Albania

Rritja e çmimeve të energjisë për bizneset, kosto të shtuara për konsumatorët. Shembujt po i jep rajoni

Energjia

Shqipëria ndodhet në një emergjencë energjetike. Qeveria me argumentin e “thatësirës” ka njoftuar opinion publik se sigurimi i pandëprerë i energjisë do të kërkojë kosto të tjera shtesë për OSHEE.

Vendi ynë nuk mund të prodhojë sasinë e nevojshme të energjisë në këtë periudhë, gjë e cila detyron kompaninë e shpërndarjes ta blejë atë në tregjet ndërkombëtare, ku së fundmi çmimi ka arritur deri në 260 euro MW/h.

Enti Rregullator ka marrë kërkesën për rishikim tarifash nga OSHEE dhe OST, ndërsa qeveria në planin e saj me tre pika është shprehur se cmimii nuk do të ndryshojë për bizneset e vogla dhe familjarët. Subvencioni do të bëhet nga fondet e buxhetit të shtetit, për këta konsumatorë që kryesisht janë të lidhur në linjën 0.4 Kv.

Por, ajo që po tërheq vëmendje këto ditë është fakti nëse cmimi do të rritet për bizneset e mesme dhe të mëdha.

Qeveria shqiptare në reformën e saj energjetike të vitit 2015 liberalizoi tregun për kompanitë e mëdha të lidhura në linjën 35 KV, duke i dhënë të drejtën qëë energjinë ta blejnë në treg të lirë dhe jo nga OSHEE.

Lexo edhe: Balluku: Nuk do të ketë ndërprerje dhe rritje të çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël

Ndërkohë, situata qëndron ndryshe për kompanitë e lidhura në rrjetin 6/10 Kv dhe 20 Kv, të cilët furnizohen nga OSHEE, për shkak të teknikaliteteve dhe burokracirave të shumta për ta blerë në treg të lirë.

Në javët në vijim, qeveria mund të detyrohet të bëjë një ligj për ti nxjerrë këto kompani të blejnë energji në tregun e lirë ose t’i rrisë atyre cmimin. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një intervistë në “Euroneës Albania” u shpreh se qeveria nuk mund të subvencionojë të gjithë fashat e konsumatorëve për cmimin e energjisë.

Të dyja këto situata do sillnin kosto të shtuara në një përqindje të madhe për bizneset, të cilet do ta faturonin atë tek konsumatori. Një shembull për këtë është vend i rajonit, Serbia.

Në Serbi disa përfaqësues kompanish në qytetin Kragujevac i dërguan një letër të hapur Kooroporatës Elektroenergjetike, se nëse çmimet do rriten në nivele të frikshme, do detyrohen të shkurtojnë stafin dhe rrezikojnë mbylljen.

Dyqanet e mishit, prodhuesit e çimentos, prodhuesit e plastikës të gjithë kanë raportuar të njëjtin problem, duke raportuar se cmimet duhet të pësojnë një rritje prej 30% përndryshe bizneset do të falimentojnë.

E njëjta gjë edhe në Bosnjë, ku Shoqata e Punonjësve dhe përfaqësuesit e Korporatës Elektro energjetike në vend pas një takimi bilateral midis tyre parashikuan rritje çmimi të energjisë nga 70 – 120%, gjë e cila sipas tyre do kishte pasoja shkatërruese në ekonomitë e familjeve.

Burimi: Balkan Green Energy News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0