Balluku: Nuk do të ketë ndërprerje dhe rritje të çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël - Business Magazine Albania

Balluku: Nuk do të ketë ndërprerje dhe rritje të çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël

energjisë elektrike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ditën e djeshme ka bërë të ditur për qytetarët se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe energjia elektrike do të paguhet me të njëjtin çmim që paguhet edhe sot nga konsumatorët familjarë dhe biznesi i vogël.

Balluku u shpreh se, “ndoshta do të kemi më shumë se një dimër të vështirë, pasi të gjithë ekspertët e thonë se është një krizë globale dhe këtë duhet ta themi. Pra nuk është një problematikë që ka të bëjë me rajonin apo Shqipërinë. Të gjithë ekspertët parashikojnë që kjo do të jetë një krizë që do të zgjasë edhe pas qershorit të vitit 2022. Megjithatë rëndësi ka që ne i kemi marrë të gjitha masat”.

“I gjithë problemi ka ardhur për shkak të mungesës së energjisë në treg duke qenë se i gjithë zinxhiri i prodhimit tani postpandemik ka një shpërthim shumë të madh, ka një kërkesë shumë të madhe të tregut. Sot kemi kërkesë më të madhe nga ajo që kemi pasur në 2019 në nivel global. Kjo kërkesë vjen se tashmë tregu po kërkon jo vetëm të kthehet në nivelet e mëparshme, pra zinxhiri i prodhimit, por të kthehet në një nivel më lart duke kërkuar që të mbulojë të gjitha mungesat që janë krijuar gjatë këtij 2-vjeçari”, theksoi Balluku.

E pyetur nëse ishte Shqipëria e përgatitur për këtë situatë, Balluku tha se, “nuk ka pasur asnjë pritshmëri dhe asnjë parashikim në asnjë vend të botës që do të kishte një rritje të prodhimit në këtë lloj ekspansioni dhe do të kishte një kërkesë të tillë. Asnjë shtet nuk ka qenë i përgatitur”.

Lexoni: Ja cili është plani me 3 pika i qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjetike

Balluku gjithashtu tha se Shqipëria nuk do të kthehet në orët e mungesës së energjisë elektrike dhe do të ofrohen 24 orë energji elektrike për të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ajo u shpreh se ka dy paketa për energjinë nga qeveria. “Janë deklaruar dy paketa. Paketa e parë është ajo që do të përdorim deri më 31 dhjetor për blerjen e energjisë dhe është një paketë që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion për krizën energjetike prej 100 milionë euro. Ndërkohë është parashikuar një paketë e dytë, e cila nis nga janari deri në fillim të pranverës me 100 milionë euro të tjera”.

Balluku nënvizoi se, “biznesi i madh sot nuk furnizohet nga OSHEE. Prej kohësh në bazë të një politike që kemi zbatuar dhe janë rekomandimet e BE-së dhe Sekretariatit të Energjisë, kanë dalë prej kohësh në treg. 96 subjektet që kemi pasur kanë dalë në treg. Kanë mbetur vetëm 10 të lidhur tek OSHEE për arsye se nuk e kanë parë të arsyeshme ose çmimi i tregut i është dukur me risk të lartë dhe kanë qëndruar të lidhur. Ky është liberalizimi i tregut për të cilin është folur prej kohësh, për të cilin kemi pasur dhe shtytje nga Sekretariati”.

Sai përket akuzave për blerje me çmim të lartë dhe shitjes së energjisë me çmim të ulët Balluku sqaroi se kjo ndodh pasi vendi ynë prodhon në një moment kur i gjithë rajoni prodhon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0