Ja cili është plani me 3 pika i qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjetike - Business Magazine Albania

Ja cili është plani me 3 pika i qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjetike

krizës energjetike

Kryeministri i vendit prezantoi ditën e djeshme planin e qeverisë për mbrojtjen nga kriza energjetike.

Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjetike ka 3 pika kryesore:

  • Garantimi i furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike
  • Mbrojtja e familjeve dhe bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të energjisë elektrike
  • Garanci Sovrane Shtetërore, 2X100 milionë EURO, për të siguruar zbatimin e dy pikave të para

Lexoni: Qeveria shpall gjendjen e emergjencës. Shqetësim furnizimi i pandërprerë me energji elektrike

Nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël dhe ndërprerje të furnizimit

“Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël, as parashikon ndonjë operacion kufizimesh të furnizimit me energji elektrike në shkallë vendi. Stuhia e kësaj krize dhe është e rendësishme përsëri të dëgjojmë njeri tjetrin, sipas ekspertëve ndërkombëtar, por edhe në gjykimin e disa vendeve mike me të cilat jemi konsultuar për si e shohin dhe qysh duan ta adresojnë krizën, parashikohet ta ketë fazën e saj agresive deri në fillimin e verës së ardhshme, natyrisht këto janë parashikime mund të ndodhë më parë, por mos qoftë e thënë mund të zgjasë dhe më pas. Megjithatë plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhë. Ndërkohë që qeveria po përgatitet dhe për një konsultim kombëtar brenda këtij viti me të gjithë ju. Do t’ju kërkojmë të na jepni opinionin tuaj mbi këtë çështje dhe jo vetëm mbi këtë çështje në fakt.”

Çmimi i energjisë elektrike nën koston e prodhimit, nuk ka ndryshuar që prej vitit 2015

“Çmimi i energjisë elektrike në faturën që na vjen nuk është çmimi real i enegjisë që blejmë, por është një çmim i kontrolluar nga shteti. Ky është një çmim nën koston e prodhimit, që është mbajtur i palëvizur pikërisht për të mos lënduar asnjë familje. Nga ana tjetër fasha u hoq, sepse ishte një kënetë korrupsioni dhe abuzimesh të padëgjuara, ku deri te fabrika apo 7 kurora me 7 vila dy katëshe zinxhir paguanin si të ishin familje e varfër me ndihmë ekonomike. Por ama ne nuk i futëm të tërë në një thes pasi hoqëm fashën dhe me vendim qeverie të vitit 2015 krijuam një mburojë për ata që realisht ishin familje në nevojë dhe qysh prej atij viti ne financojmë çdo vit nga buxheti i shtetit diferencën, mes 7.7 dhe 9.5-ës, që do të thotë se ata e marrin qysh prej vitit 2015 nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo të ndihmës ekonomike”.

Shqipëria nuk e prodhon vetë të gjithë energjinë që i duhet vendit

“Unë nuk jam këtu as për të heshtur kur thoni që Shqipëria e prodhon vetë gjithë energjinë që i duhet, po ne e shiskemi lirë jashtë, që pastaj ta blejmë shtrenjtë për ta vjedhur. Në fakt jo, Shqipëria nuk e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet dhe ne e shesim lirë kur tërë rajoni rrotull nesh nuk ka asnjë nevojë alarmante për energji, që të mos e hedhim ujin e hidrocentraleve në lumë, apo më keq akoma që të mos përmbysim fushat e mbjella duke e mbajtur kapicë. Ndërsa nga ana tjetër e blejmë shtrenjtë, sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante për shkak të thatësirës. Prandaj po e ndërtojmë Skavicën, që prej 50 vjetësh rrinte në sirtar, që të kemi një rezervuar mbledhës në Kaskadën e Drinit, ujin e tepërt sot që kemi shi ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë”.

Nafta e shtrenjtë për shkak të taksës së qarkullimit dhe karbonit

“Jo, nuk e prodhojmë në vend naftën që konsumojmë për automjetet tona. Pasi ajo është e rëndë dhe ajo shitet jashtë për nënprodukte kryesisht për bitum, importon 600,000 ton naftë në vit për diesel dhe për benzinë dhe meqë ra fjala po ato janë sot më të shtrenjtat në rajon sepse sa herë duhet ta përsërisim akoma që në çmimin e naftës që ju blini benzinatë është dhe taksa e qarkullimit, të cilën në rajon e paguajnë veçmas siç është brenda dhe një taksë karboni”.

Fjalën e plotë të kryeministrit Rama e gjeni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0