Rritet vlera e Uber. Aksionet kapin shifrën e 82 miliardë dollarëve - Business Magazine Albania

Rritet vlera e Uber. Aksionet kapin shifrën e 82 miliardë dollarëve


Uber është vlerësuar me 82 miliardë dollarë nga aksionet e tij, çka mendohet të jetë një nga stoqet më të mëdha në treg.

Aplikacioni i udhëtimit po u kërkon investitorëve të paguajnë 45 dollarë për një aksion, më pak nga çfarë pritet.

Çmimi konservativ i Uber është një përpjekje për të shmangur fatin e rivalit Lyft, aksionet e të cilit ranë në një të tretën pas listimit të tij të fundit, sipas analistëve.

Që prej themelimit në vitin 2009, kompania ka humbur rreth 9 miliardë dollarë.

Daniel Ives, një analist në kompaninë e investimeve Wedbush Securities, tha se vlerësimi i ulët ishte përpjekje e Uber për të shmangur shqyrtimin e performancës së tij financiare.

“Suksesi i tyre nuk do të përcaktohet gjatë ditëve ose javëve ose muajve të ardhshëm, por gjatë viteve të ardhshme. Gjëja e fundit që ata duan është që aksionet të bien përmes çmimit të IPO si Lyft”, tha ai.

Uber fillimisht kishte sugjeruar një çmim prej 44-50 $  për aksion, duke vlerësuar kompaninë në 120 miliardë dollarë.

Investitorët po vënë bast në perspektivat e rritjes së Uber-it, ndërsa diversifikohen në disa sektorë të tjerë. Uber po zhvillon makinat pa shofer dhe ka një operacion të shpërndarjes së ushqimit, Uber Eats.

Shefi ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi, ka theksuar se e ardhmja e firmës nuk është si një kompani shpërndarjeje, por si një platformë e gjerë teknologjike që formon logjistikën dhe transportin.

Por, Brian Hamilton, sipërmarrës i teknologjisë dhe themelues i firmës së të dhënave Sageworks, tha se humbjet e tij ishin të vështira për t’u lënë pas dore.

“Uber është në thelb Lyft 2.0. Model i mirë, shitjet në rritje, por përsëri, këtu vjen matematika e Kalifornisë edhe një herë, ajo ende po humbet një ton me para”, tha ai.

Të ardhurat e firmës vitin e kaluar u rritën me 42% në 11.3 miliardë dollarë, por humbja pasuese – pas pagesës së tatimeve – kapi 1.8 miliardë dollarë. Në tre muajt e parë të vitit, firma raportoi një humbje prej rreth 1 miliard dollarë. Rënia e firmës vjen disa ditë pasi shoferët në SHBA dhe Britaninë e Madhe hynë në grevë për pagat dhe kushtet e punës.

Sindikatat po i kërkojnë Uberit të zvogëlojë shkallën e komisionit që nevojitet për të rritur normën mesatare të çmimeve dhe për një siguri më të mirë të punës.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0