Rritet rreziku i burnout në punë, cilët janë sektorët më të stresuar? - Business Magazine Albania

Rritet rreziku i burnout në punë, cilët janë sektorët më të stresuar?

Burnout është një ndërthurje simptomash të lidhura me një gjendje stresi të vazhdueshëm në mjedisin e punës. Punonjësi mund të ndihet i pakënaqur, me një shkëputje mendore në angazhimin e tij dhe të ketë qëndrim indiferent. Megjithatë, janë disa sektorë në të cilët kjo gjendje mund të zhvillohet më lehtësisht se te të tjerët. Kërkimi global i realizuar nga Workday Addressing Burnout Risk në 2022 analizoi se si ka evoluar rreziku i burnout nga viti 2021 në disa industri dhe zona gjeografike në botë.

Në veçanti u analizuan 10 sektorë industrialë, ku u përfshinë 1.5 milionë punonjës që përfaqësojnë më shumë se 600 kompani në botë. Hulumtimi vlerësoi përgjigjet e punonjësve, lidhur me faktin të të qenët gjithnjë të lidhur, nivelet e energjisë dhe ato të kënaqësisë, duke i klasifikuar si rrezik i lartë, i mesëm apo i ulët.

Nga administrata publike te sektori i prodhimit

Pjesa më e madhe e industrive të analizuara ka regjistruar nivele më të larta të burnout në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë. Sektorët prodhues, që kanë qenë në linjën e parë gjatë pandemisë, kanë regjistruar rritjen më të lartë të burnout.

Studimi zbuloi se pjesa më e madhe e sektorëve regjistruan nivele më të larta ose konstante të rrezikut të burnout në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.
Sektorët që vepruan në linjën e parë gjatë pandemisë, si transportet, regjistruan rritjet më të larta, +16% krahasuar me një vit më parë.

Administrata publike shënoi rritje me 10% të numrit të kompanive me nivel burnout më të lartë, ndjekur nga kompanitë në sektorin shëndetësisë, që regjistruan rritje me 4%.

Në rënie me 11 pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar, është sektori i prodhimit (50%), i ndjekur nga ai i energjisë (48%) dhe mallrave të konsumit (43%), të cilët kanë mbetur të pandryshuar në krahasim me vitin 2021. Teknologjia e Informacionit ndalet në 13% në fund të këtij klasifikimi të veçantë, duke u konfirmuar për të dytin vit, si industria më pak e rrezikuar nga burnout.

Hulumtimi theksoi një sërë veprimesh që mund të marrin punëdhënësit për të ulur nivelin e stresit të punëtorëve.

Nëse nga një anë, problemi i burnout te punonjësit është gjithnjë e më i përhapur, nga ana tjetër, drejtuesit e kompanive mund të bëjnë pjesën e tyre. Një ndihmë mund të vijë nga kultivimi i një kulture më afër nevojave të punonjësve, si dhe nga nxitja për zgjidhjen e problemeve me një dialog të hapur dhe ofrimi i një qëllimi të përbashkët punonjësve për të siguruar një shkallë të caktuar mirëqenie.  blog

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0