Rritet çmimi i kafesë, nga... - Business Magazine Albania

Rritet çmimi i kafesë, nga pranvera paguajmë 10-30 lekë më shumë për filxhan

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024.

Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram.

Krahasimi i çmimeve të importit tregon se një kilogram kafe në janar 2025 kushtoi 30% më shumë se në janarin 2024.

Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, pohoi se baret në vendin tonë janë vënë në vështirësi që vitin e kaluar për shkak se çmimi i kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë është rritur ndjeshëm vitin e fundit. Jahaj tha se në muajt e ardhshëm mars- prill pritet të ketë një reflektim në rritjen e çmimeve me pakicë për një filxhan kafe 10-30 lekë.

Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit tek filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.

Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilave nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.

Analistët në tregjet ndërkombëtare po lajmërojnë se ndryshimet e klimës janë duke ndikuar negativisht çmimet e mallrave bujqësore dhe sidomos kafesë dy vitet e fundit.

Tendenca drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit dhe të krijojë rritje të çmimeve, thotë një raport i “Inverto”, një kompani ndërkombëtare europiane e specializuar në menaxhimin e zinxhirëve të furnizimit.

Ngjarjet ekstreme të motit pritet të çojnë në çmime të paqëndrueshme të ushqimeve gjatë gjithë vitit 2025, pasi çmimet e kakaos dhe kafesë janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Viti 2024 si vitin më të nxehtë të regjistruar, një tendencë drejt temperaturave më të larta që duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2025. “Inverto” parashikon se një prirje afatgjatë drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit, e për rrjedhoje edhe rritje të çmimeve.

Rritjet më të larta të çmimeve vitin e fundit ishin për kakaon dhe kafenë, përkatësisht 163% dhe 103%, për shkak të një kombinimi të reshjeve më të larta se mesatarja dhe temperaturave ekstreme në rajonet prodhuese, sipas hulumtimit.

Burimi: INSTAT (tregtia e jashtme)

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0