Rreziku i të qenit instagram influencer - Business Magazine Albania

Rreziku i të qenit instagram influencer


Personazhet, të cilëve u kanë vjedhur llogaritë e tyre të instagram duke u marrë kështu informacionet personale, punësojnë hakera në mënyrë që profili i tyre t’iu kthehet mbrapsht.

Shumë influencers që janë prekur nga ky fenomen thonë se procesi i rifitimit të llogarive të tyre të instagram është kaq i ngadaltë sa janë të detyruar të gjejnë mjete alternative për të rimarrë profilet e tyre. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura dhe email-ve që i dërgohen Instagram për t’i ndihmuar ata, hakerët e influencers thonë se në këmbim marrin vetëm email-e të automatizuar të padobishëm.

Lexoni: Influencers shqiptarë që duhet të ndiqni në Instagram

Influencers në mediat sociale e kanë kthyer aktivitetin e tyre online në punë fitimprurëse me orar të plotë, duke u punësuar nga kompani të ndryshme për të reklamuar produktet e tyre pasi zotërojnë dhjetëra mijëra ndjekës. Këto llogari, në platforma si Instagram dhe Snapchat, janë bërë burimi kryesor për jetesën e tyre dhe hakerët e kanë vënë re.

Sipas raporteve nga Motherboard shumë hakera kanë qasje në llogaritë e influencers duke u paraqitur si marka të interesuara në sponsorizim ose reklamim. Duke përdorur email-et që përmbajnë lidhje me phishing, hakerët hyjnë në llogari dhe ndryshojnë email-in dhe fjalëkalimin, të cilët pastaj nuk mund të aksesohen nga pronarët e ligjshëm të llogarisë.

Por kur influencers e prekur kontaktojnë Instagram për të rimarrë llogaritë e tyre, platforma në pronësi e Facebook thuhet se është e padobishme. Politikat e Instagram thonë se pa një email dhe fjalëkalim të llogarisë, përdoruesit duhet të kalojnë nëpër një proces verifikimi për të siguruar që përdoruesi në të vërtetë është pronari i llogarisë.  Megjithë hapat e duhur, influencers thanë për Motherboard se përpjekjet e tyre janë të padobishme.

Duke u nisur nga kjo, përdoruesit janë kthyer tek “ekspertët e palës së tretë” dhe “hakerët white-hat” për t’i ndihmuar ata të rimarrin llogaritë e tyre. Një ekspert i tillë tha për Motherboard se ai ka truke për të përshpejtuar progresin e Instagram në rimarrjen e një llogarie. Një metodë tjetër është identifikimi i personit prapa këtij veprimi dhe pastaj hakimi i atij personi për të marrë llogarinë përsëri.

Lexoni: Të punosh me influencuesit në median sociale

“Ne e dimë se humbja e aksesit në llogarinë tuaj mund të jetë një përvojë shqetësuese,” tha një zëdhënës i Instagram në një deklaratë. “Ne kemi masa të sofistikuara për të ndaluar aktorët e këqij para se të fitojnë akses në llogari, si dhe masa për t’i ndihmuar njerëzit të rimarrin llogaritë e tyre”.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0