Rregulli i Principit Pareto 80/20 dhe aplikimi i tij në ekonomi - Business Magazine Albania

Rregulli i Principit Pareto 80/20 dhe aplikimi i tij në ekonomi

Pareto

Nga Florent Ibrahimi, kontributor

Nëse e keni vërejtur, në të shumtën e rasteve në entitete të ndryshme disa lojtar kryeorë e drejtojnë dhe udhëheqin pjesën më të madhe të suksesit të këtij entiteti, çfarë do që të jetë ai. Kjo njihet si rregulli i 80/20 i cili thotë se 80% e rezultateve vijnë nga vetëm 20% të aktiviteteve dhe inputeve. Më thjeshtë, shumica e rezultateve vijnë nga një pakicë e arsyetueshme.

Megjithëse zbatohet më së shpeshti në biznes dhe ekonomi, rregulli 80/20 mund të zbatohet gjithashtu në fusha si investimi dhe financat personale. Profesionistët këshillojnë që të mos përpiqen të përdorin këtë rregull për të drejtuar në mënyrë AKTIVE strategjinë e investimeve, pasi tregu i aksioneve tani mund të jetë shumë i paparashikueshëm.

Rregulli 80/20 ndihmon njerëzit të identifikojnë dhe të synojnë zonat problematike dhe të përsosin strategjitë aktuale, ose të kuptojnë se ku po shkon veçanërisht mirë një proces dhe të punojnë për ta implementuar atë diku tjetër.

Lexo: 11 këshilla menaxhimi për profesionistë të pavarur

Ku dhe si zbatohet rregulli 80/20?

  • Biznes: Ky parim është përdorur për të vlerësuar dhe përmirësuar menaxhimin (kur 20% e punonjësve prodhojnë 80% të rezultateve), strategjitë e shitjeve (20% e klientëve sjellin 80% shitje) dhe operacionet (80% e defekteve të produktit vijnë nga 20% e problemeve të prodhimit).
  • Financa personale: Rregulli 80/20 përdoret shpesh për të drejtuar buxhetin. Këshillon individët të vendosin 20% në kursime, pavarësisht nëse kjo është një llogari tradicionale kursimesh ose një broker ose llogari pensioni, për të siguruar që ka lënë mjaft mënjanë në rast të vështirësive financiare dhe të përdorin 80% e mbetura në shpenzime.
  • Në investime: Është vërtetuar se 20% e zotërimeve të një portofoli shpesh çojnë në 80% të rritjes së tij. Por për shkak të natyrës së paparashikueshme të bursës, ky rregull shpesh shihet si një mënyrë efektive për të vlerësuar investimet e kaluara në vend që të menaxhojnë ato të së ardhmes.

Këshilla nga financierët

Rregulli 80/20 na tregon se shumica e rezultateve të të ardhurave na vijnë nga vetëm disa pak investime paraprake. Ky rregull mund të zbatohet në shum fusha të ndryshme, ndërsa profesionistet e investimeve preferojnë të mos ndjekin këtë regull. Pë investitorët, më mirë është  të vendosen qëllime të qarta, dhe të posedohet një portofol më i larmishëm për të shmangur rrezikun sa më teper.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0