Rregulli i “picës” që Jeff Bezos ndjek për mbledhje produktive - Business Magazine Albania

Rregulli i “picës” që Jeff Bezos ndjek për mbledhje produktive


Ky “mashtrim” e ndihmon themeluesin e Amazon që të mbajë mbledhje produktive dhe të dobishme.

Ju duhet të tregoheni të zgjuar që të mos i lejoni mbledhjet të shkatërrojnë ditën tuaj. Ato janë minuta të çmuara që ju ose punonjësit tuaj mund t’i shpenzoni duke bërë diçka të dobishme.

CEO i Amazon, Jeff Bezos ndjek një strategji të veçantë për mbledhjet e panevojshme. Megjithatë, kur një mbledhje është absolutisht e pashmangshme, ai ka një mënyrë që rrit produktivitetin dhe dobinë e tyre. Ai e quan atë “rregulli i dy picave”.

Është e thjeshtë. Sa më shumë njerëz të jenë në një mbledhje, aq më pak produktive do të jetë mbledhja.

Zgjidhja? Kurrë mos organizoni një mbledhje ku dy pica nuk mund të ushqejnë të gjithë grupin.

Bashkimi i një skuadre masive për mbledhje vetëm do të mbyste kreativitetin.

Dr. Adrian Furnham, një profesor i psikologjisë në University College London, thotë:

“Gjithmonë planifikoni dhe qarkulloni një axhendë përpara mbledhjeve”, shkruan ai. “Bëjini të gjithë që të pajtohen paraprakisht se cilat do të jenë rezultatet e mbledhjes. Përpiquni të jeni sa më i qartë si dhe jepni një parashikim për kohëzgjatjen e saj.”

Ndërsa thelbi i rregullit të Bezos është se sa më pak, më mirë kur bëhet fjalë për mbledhje.

Punonjësit e tij mund të marrin këshilla prej tij gjatë asaj kohe. Pra mbani parasysh të merrni dy pica në mbledhjet tuaja ndonjëherë. Pizza e bën çdo gjë më të mirë.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0