Platforma tregtare amerikane, Robinhood po shkurton gati një të katërtën e stafit të saj për shkak të inflacionit të lartë dhe rënies së tregut të kriptomonedhave.
Kompania tha se klima ekonomike kishte reduktuar aktivitetin tregtar, i cili kishte lulëzuar në kulmin e pandemisë.
Lëvizja vjen pasi firma raportoi të ardhura tremujore prej 318 milionë dollarësh, 44 për qind më pak nga 565 milionë dollarë një vit më parë.
Në prill, firma shkurtoi 9 për qind të fuqisë së saj punëtore, për të cilën shefi i saj, Vlad Tenev tha se “nuk shkoi aq larg sa duhet”.
Shkurtimet e fundit do të prekin 780 anëtarë të stafit dhe do të vijnë si shtesë e shkurtimeve të shpallura në fillim të këtij viti.news.yahoo
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto