RISE Mbështet Financiarisht Dy Sipërmarrje Sociale Rinore nga Shqipëria - Business Magazine Albania

RISE Mbështet Financiarisht Dy Sipërmarrje Sociale Rinore nga Shqipëria

RISE

Dymbëdhjetë sipërmarrje sociale, dy nga çdonjëra nga shtetet vijuese: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, do të mbështeten financiarisht me grant me vlerë 2.500€ dhe një program rajonal të inkubimit për të bërë idetë e tyre realitet. Sipërmarrjet e përzgjedhura sociale të të rinjve  mbështeten  me vlerë gjithsej prej 30.000 euro nga projekti RISE që në fillim ka punuar me 46 ekipe të përbëra nga 137 të rinj nga Ballkani Perëndimor.

Dy sipërmarrjet sociale nga Shqipëria – Woman Loom dhe Ferma Sociale “Emanuela & Miq” synojnë të forcojnë kapacitetet rajonale përmes promovimit të produkteve lokale si ato bujqësore dhe artizanale. Keto ide synojnë të krijojnë biznese të vogëla që sigurojnë vende pune për gratë në situata të ndryshme shoqërore, duke krijuar produkte artizanale dhe një mjedis të sigurt pune.

Duke uruar të rinjtë për idetë dhe motivimin për të ndryshuar realitetin në të cilin jetojnë me inovacionet e tyre, Znj. Sonila Necaj, Programe Menaxhere në Yunus Social Business Balkans , tha që idetë e tyre do të kenë ndikim të madh në komunitetit tona, duke angazhuar të rinjtë dhe gratë në nevojë me punësimin e tyre. Ndikimi që projekti RISE është duke krijuar është i jashtëzakonshëm dhe efektiv.

Zbatuar nga gjashtë Inkubatorë Lokal nga Ballkani Perëndimor dhe i koordinuar nga një konsorcium i përbërë nga partnerë rajonal dhe Evropianë, RISE (Inkubatori Rajonal për Sipërmarrjen  Sociale) synon të pasurojë ekosistemin e sipërmarrjen sociale në Ballkanin Perëndimor dhe t’ju mundësojë të rinjve zhvillimin e zgjidhjeve inovative shoqërore për të kontribuar në procesin e pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon. Një ndryshim pozitiv në Ballkanin Perëndimor është i mundur ndërsa stabiliteti dhe prosperiteti mund të arrihen vetëm duke nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin në rajon.

Sipërmarrësit e zgjedhur janë të rinj nga rajoni, të moshës 18 deri në 35 vjeç, të motivuar për të mësuar rreth sipërmarrjes sociale dhe për të qenë të përfshirë në një program rajonal ndërkulturor. Përmes kësaj qasje të përshtatur, ata zhvillojnë idetë e tyre konkrete të cilat trajtojnë probleme shoqërore dhe të ambientit në komunitetet e tyre. Pjesëmarrja në projektin RISE gjithashtu është duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe kontribuon në punësimin e tyre.

Projekti promovon dialogun dhe bashkëpunimin mes aktorëve dhe mes territoreve. Është një projekt tre-vjeçar që ka filluar më 1 tetor 2019 dhe është duke u zbatuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor 6.

Lexo: TM Roh njofton 5 pajisje Samsung  të reja dhe të fuqishme për këtë verë

Mësoni më shumë rreth projektit në webfaqen www.risewb.org ose në llogaritë tona në Facebook, Instagram ose Linkedin.

Rreth projektit

Projekti RISE është zhvilluar dhe monitoruar nga një konsorcium i përbërë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), GROUPE SOS Pulse, Rrjeti Rinor i Evropës Jug-Lindore (SEEYN), Instituti Francez, dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ), dhe zbatohet nga gjashtë inkubatorë lokal: ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business.

Objektivi i përgjithshëm i RISE është të nxisë pajtimin në Ballkanin Perëndimor përmes promovimit dhe forcimit të sipërmarrjeve sociale në rajon. Projekti hap hapësira të reja pajtimi për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, përmes një programi rajonal për të mbështetur sipërmarrjet sociale.

Ky projekt është bashkëfinancuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Rreth sipërmarrjeve sociale

Një sipërmarrje sociale  është një operator në ekonominë sociale, qëllimi kryesor i të cilit është të ketë një ndikim shoqëror në vend që të bëjë një fitim për pronarët ose aksionarët e tyre. Ajo operon duke ofruar mallra dhe shërbime për tregun në një mënyrë sipërmarrëse dhe inovative dhe përdor fitimet e saj kryesisht për të arritur objektivat shoqërorë. Ajo menaxhohet në një mënyrë të hapur dhe të përgjegjshme dhe, në veçanti, përfshin punonjësit, konsumatorët dhe palët e interesuara të prekura nga aktivitetet e saj tregtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0