Rikthehet Spark.me 2019 me folësen e parë, Anab Jain, fituese e disa çmimeve në dizajn dhe në prodhimin e filmave - Business Magazine Albania

Rikthehet Spark.me 2019 me folësen e parë, Anab Jain, fituese e disa çmimeve në dizajn dhe në prodhimin e filmave


Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në Tivat, Mali i Zi. Spark.me sapo ka lançuar folësen e parë të këtij viti – Anab Jain. Anab është një folëse e TED, dizajnere, regjisore dhe bashkë-themeluese e Superflux, një kompani për inovacionin, dizajnin dhe teknologjinë.

Lexoni: Çfarë ndodhi në spark.me 2018? Konferenca që mblodhi mbi 450 pjesëmarrës në Budva

Anab imagjinon dhe ndërton të ardhmen e botës. Duke krijuar mënyra të reja për të parë dhe vepruar, ajo na frymëzon dhe na sfidon që të shohim në mënyrë kritike vendimet dhe zgjedhjet që bëjmë sot. Puna e saj ka fituar çmime nga Apple, UNESCO, ICSID, Innovate UK dhe është ekspozuar në MuMA New York, Muzeun V & A, Galerinë e Shkencave në Dublin dhe Muzeun Kombëtar të Kinës ndër të tjera.

Ajo është bashkëthemeluese e IoTAcademy, pjesë e Long Now Foundation’s London Meetup Group dhe ulet në bordet e Broadway Cinema dhe London School of Economics Media. Fjalimi i saj në TED 2017, “Pse duhet të imagjinojmë të ardhme të ndryshme?” ka më shumë se 1.6 milionë shikime në internet.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 300 €Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 100 €, para datës 15 Shkurt. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, konkursin startup, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së parë të konferencës. Në biletë nuk përfshihen akomodimi dhe transporti. Të gjitha biletat e blera mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivatit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.

Lexoni: 5 Mësime të vlefshme marketingu nga konferenca Spark.me

Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME. Që atëherë, ajo u rrit nga një pikë takimi për disa dhjetra entuziastë të teknologjisë dhe geeks në një ngjarje të teknologjisë dhe marketingut për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Vetëm në 2018, Spark.me mblodhi 580 pjesëmarrës nga 28 vende. Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0