Rikthehet për të dytin vit Innovation NEST, foleja ku startup-et takojnë investitorët ëngjëj - Business Magazine Albania

Rikthehet për të dytin vit Innovation NEST, foleja ku startup-et takojnë investitorët ëngjëj


Innovation NEST (INN), Foleja e Inovacionit, një event nga Fabiola Duro dhe Erind Aliçkolli nga TOK Digital Agency, i cili ka si synim kryesor të bëjë bashkë investitorët ëngjëj me startup-et, ka hapur dyert sot dhe nesër në ambientet e arTurbina, në Tiranë.

INN Fest është rrjeti i parë i ëngjëjve të biznesit në Shqipëri, i cili mbështet, investon dhe ndihmon në zhvillimin e sipërmarrjeve, industrive dhe teknologjive në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Qëllimi i vetëm i INN Fest është fuqizimi i inovacionit, konkurueshmërisë, strukturimit dhe rritjes së të gjithë aktorëve të tregut, të cilët duan të sjellin ndryshimin.

Moderatori i Inn Fest Enio Civici theksoi në fjalën e hyrjes se këto dy ditë do të jenë të shoqëruara nga prezantime dinamike dhe pitch të top 10 startup-ve të përzgjedhura, para investitorëve engjëj.

Lexoni: Innovation Nest – A jeni gati ta çoni startup-in tuaj në nivelin tjetër?!

“Një nga avantazhet e të qenit vend në zhvillim është se ne mund të kalojmë disa faza të realizimit ose të ndryshimit në kushtet botërore. Për shembull Tirana nuk ka më nevojë të mendojë për kabllot elektrikë për tramvajt, pasi ne mund të kalojmë direkt tek autobusët elektrikë. Jam shumë i lumtur që shikoj disa nga historitë e suksesit këtu dhe kjo do të thotë se kemi dëshmi të gjalla, që këto ekosisteme apo këto ambiente prodhojnë sukses. Walt Disney thoshte se diferenca midis ëndrrave dhe projekteve është se projektet kanë një deadline, kanë një afat kurse ëndrrat mund t’i mendosh pafundësisht dhe kurrë mos t’i materializosh, kështu që besoj se do të shohim disa raste konkrete ku ëndrrat janë kthyer në realitete dhe projekte të suksesshme.” shprehu në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj.

Ai gjithashtu foli edhe për projektin e Piramidës, në kthimin e një qendre për inovacionin.

Ambasadori i Zvicrës për Shqipërinë, përmendi në fjalën e tij faktin se Shqipëria po adreson gjithnjë e më shumë inovacionin dhe po bën bashkë sipërmarrësit e rinj dhe të motivuar. “Shqipëria ka një potencial për të bërë një punë të mirë kur vjen puna tek inovacioni, ka shumë persona të rinj të talentuar, inovatorë dhe sipërmarrës, që janë shumë të rëndësishëm për të mbajtur inovacionin gjallë dhe për të kërkuar mbështetje dhe financim.”

Pjesë e programit të ditës së parë ishte edhe paneli i Inn Angels i përbërë nga Znj. Linda Shomo, themeluese e EasyPay, Z. Besnik Leskaj, themelues i Abkons, Znj. Floria Tashko, partnere në Tashko Pustina, Z. Renis Tershana, themelues i R&T Group dhe Znjsh. Jeta Zagragja, drejtuese e punëve operacionale pranë UCX market.

Znj. Linda shprehu se “Kur krahasohemi me botën, themi se jemi shumë mbrapa në dixhitalizim, por duhet të krahasohemi me para 3-4 vitesh dhe do të shikojmë sa shumë kemi ecur. Para 3-4 vitesh nuk fliste njeri për e-commerce, për pagesa online, nuk kishim festival inovacioni, ekspozita të ICT, pra gjërat po ndodhin.”

“Mendoj se bizneset shqiptare duhet të bëjnë më shumë, sepse nëse nuk integrohen në këtë treg rajonal dhe nëse nuk janë të pranishëm në tregun dixhital, ato do të zhduken. Kompanitë shqiptarë së pari duhet të bëjnë një ndryshim në proceset e organizatës dhe më pas në pozicionim e tyre në treg,” tha Z. Leskaj.

Znj. Floria theksoi faktin që idenë apo produktin tuaj duhet ta patentoni, si dhe duhet të zgjedhim mirë partnerin me të cilin krijojmë kompaninë tonë, “Është shumë e rëndësishme mbrojta e të drejtave mbi risinë, shpikjen apo brandin tuaj.”

Z. Renis shprehu “Propozimet e reja, risitë apo idetë e reja duhet të ambientohen në mënyrën e duhur sidomos për investitorët e mëdhenj. Kjo për arsye sepse një investitor që është në treg e ka shumë të qartë se çfarë pret.”

Znjsh. Jeta foli për aftësitë që duhet të ketë gjithësecili prej nesh përpos diplomave që marrim.

Fabiola në një intervistë për BusinessMag shprehu ndryshimin dhe pritshmëritë që ka për Innovation Nest.

“Viti i kaluar ka qenë një test për të provuar nëse investitorët kanë interes apo janë idetë e gatshme për të qenë të investueshme. Këtë vit vimë me trefishimin edhe të numrave, edhe të personave të përfshirë, edhe të aktorëve kryesorë që bëjnë inovacionin si rrjet të mirëfilltë të investitorëve ëngjëj jo vetëm në Shqipëri, por duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit. Në këto dy ditë priten mbi 50 fjalime ku ndër to janë të ftuar nderi modele suksese, ku nga ana tjetër ka dhe shumë interaktivitet nëpërmjet investitorëve me kërkesat e tyre respektive, ku ata priten të investojnë në idetë e këtyre dy ditëve dhe do të takohen së bashku për të arritur në një marrëveshje definitive. Ky dy ditësh është një thirrje e hapur për investitorët dhe idetë.”

 Ajo tha se ka pasur interes më të madh nga sektorët e agros edhe nga medTech se sa nga ICT, por patjetër edhe Fintech gjen një vend tepër të rëndësishëm.

“Eventi do të jetë i përvitshëm, sepse është tepër i nevojshëm që të bëjmë thirrje të përhershme. Vetë investitorët takohen me njëri tjetrin sepse ngrenë struktura të tjera dhe shikojnë sektorë të tjerë ku po shihet investimi më i shpejtë i inovacionit dhe komponenti i dixhitalizimit,” mbylli fjalën e saj Fabiola.

Si dhe gjatë kësaj dite bënë pitch 10 startup-e, të cilat janë të gatshme për të marrë investime dhe për t’u zhvilluar më tej.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0