Rikthehet INNVEST Summit, një konferencë dy ditore dedikuar teknologjisë dhe investimeve - Business Magazine Albania

Rikthehet INNVEST Summit, një konferencë dy ditore dedikuar teknologjisë dhe investimeve

INNVEST SUMMIT 2022

Udhëtimi i INNVEST Summit vazhdon. 2 ditë plot rrjetëzim, me pjesëmarrje startup-esh dhe investitorësh, në zemër të Ballkanit!

Kur? Ku? Kush?

Me 13 dhe 14 Tetor 2022, përgatituni për dy ditë interaktive në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Bëhuni gati të frymëzoheni nga folësit ekspertë dhe të zhyteni në valët e INOVACIONIT. Mikpritur dhe organizuar nga INNVEST dhe Innovation Management Academy Albania (IMAA), INNVEST Summit bën bashkë startup-e, investitorë engjëj dhe korporata për të ngritur marrëdhënie dhe për t’u dhënë jetë ideve në Tiranë, kryeqytetin rinor europian.

Hyrja në event është falas për të gjithë (me përjashtim të IMAA Masterclass).

“Ka shumë arsye për të qenë entuziast për këtë edicion të Samitit të INNVEST dedikuar vendeve të WB6, organizuar në Tiranë si Kryeqyteti i Rinisë Evropiane”, – shprehet CEO, Fabiola Duro.

Çfarë është INNVEST Summit?

Që prej vitit 2018, samiti vjetor i INNVEST është organizuar gjithnjë paralelisht me një Panair Digjital, një vend unik takimi për investitorët engjëj, bizneset, novatorët, studiuesit, startup-et dhe ekspertët financiar të rrjetit INNVEST, për të gjetur financim, për të krijuar bashkëpunime, për t’u frymëzohuar dhe angazhuar me njerëz të rinj. Ky event ka bashkuar startupe dhe inkubatorë nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për të rritur aftësitë sipërmarrëse të sipërmarrësve të rinj që angazhohen në projekte inovative dhe kanë një orientim në Kërkim dhe Zhvillim.

“Ne ndihmojmë në ndërtimin e urave lidhëse midis ekosistemit tonë të teknologjisë, talentit dhe inovacionit, në mënyrë që startup-et të lulëzojnë.” 

– Fabiola Duro, Themeluese e INNVEST/IMAA

Folësit dhe ambasadorët e ftuar do të ndajnë historitë e tyre frymëzuese me pjesëmarrësit. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, guximtarët janë ata që marrin rrugën e pasigurisë për të eksploruar dhe krijuar. Udhëtimi i tyre ka ulje dhe ngritje, teksa idetë rriten dhe evoluojnë dhe sfidat ndryshojnë perspektivën, procesin dhe parimet. INNVEST Summit ia ka arritur të bëhet një nga konferencat kryesore të investimeve në rajon me një ndikim të gjerë në avancimin e korporatave.

Çfarë duhet të prisni?

Ky edicion i 5-të në Tiranë do t’i dedikohet specifikisht lidhjes së talenteve, teknologjisë dhe ekosistemit të inovacionit në vendet WB6 me audiencën e CEE dhe globale.

  • Takime 1:1/ B2B/ B2C dhe takime me startupe, novatorë, investitorë dhe korporata në Digital Fair Area, ku më shumë se 30 kompani do të kenë hapësirën e stendave të tyre në sallën kryesore.
  • 2 ditë me axhendë intensive dhe aktivitete paralele: Bashkohuni me 18+ orë fjalime kryesore dhe mjeshtëri të orientuara nga teknologjia inovative dhe mësoni nga përvoja e folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe kombëtarë.
  • #InnovatorsChallenge –zgjedh 10 startup-et më të mira nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që do të shpërblehen dhe do të zgjerohen në Europë Qëndrore e Lindore dhe më gjerë. Ata do të shfaqin idetë e tyre në skenën kryesore përpara një auditori kombëtar dhe ndërkombëtar të themeluesve, investitorëve, mentorëve, përfaqësuesve të korporatave dhe investitorëve engjëj.

    Çmimi i parë i #InnovatorsChallenge për vendet e Ballkanit Perendimor, do te sponsorizohet nga BERZH, Programi Star Venture. Gjithashtu, per inovatoret e tjere ofrohen te tjera mundesi zhvillimi në partneriteti me Wolves Summit, Alpha Summit, etj.

  • Rrjeti INNVEST: Merrni pjesë në mbrëmjen e investitorëve të INNVEST për të takuar njerëz që mendojnë si ju. Një atmosferë më pak formale dhe për t’u çlodhur nga formaliteti i samiteve.
  • Zona e Panairit Digjital: Në këtë edicion të INNVEST ju fton të vizitoni Panairin Digjital, i cili paraqet tendencat më të përditësuara të teknologjisë dhe mundësitë e rritjes në Ballkan dhe më gjerë. Më shumë se 30 bashkëpunime ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare, universitete dhe akademi do të demonstrojnë rrugëtimin e tyre drejt inovacionit. Me rreth 500+ pjesëmarrës, si një destinacion unik mundësish, INNVEST Summit do të eksplorojë temat:

⏩ Investimi për impakt dhe teknologji nga perspektiva ndërkombëtare e Venture Capitals

⏩ Financat e së ardhmes

⏩ Qytete të zgjuara dhe ekonomi rrethore ndërmjet lidhjes me natyrën, tokën dhe teknologjinë

⏩ Shkallëzimi i ideve më të ndritura nga vendet e Ballkanit Perëndimor

⏩ Teknologjia e së nesërmes

⏩ Riformësimi i së ardhmes së Financave / Smart Finance

⏩ Planifikimi për kompleksitet përmes teknologjisë

⏩ Rimendimi i inovacionit në korporatë

⏩ Energjia e Gjelbër

⏩ Fintech 2.0

Cila është risia e këtij edicioni?

Edicioni i këtij viti është një thirrje e hapur nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë integrale e këtij samiti. Ky edicion është një ngjarje me mbi 500 pjesëmarrës nga komuniteti i startup-eve, investitorë engjëj, folës të nivelit të lartë dhe drejtues që takohen në zemër të Ballkanit për të diskutuar teknologjinë dhe investimet. Këtë vit, INNVEST do të lidhë të gjithë ciklin jetësor të financimit privat dhe do të promovojë dhe zgjerojë investimet në kompani inovative në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

“Përmirësimi i tregut të kapitalit privat është aq i rëndësishëm sa vetëm bashkëpunimi mund të sjellë ndryshim. Prandaj, është e nevojshme të përdoren sinergjitë midis Shqipërisë dhe vendeve të BP6 për të forcuar bashkëpunimin në të gjithë ciklin jetësor të financimit.”

– Fabiola Duro, Themeluese e INNVEST/ IMAA

MasterClass by Afonso

Një tjetër moment është IMAA Masterclass nga Afonso Rebelo De Sousa mbi “Sinergji dhe inovacion korporativ: një ushtrim i bazuar në telekomunikacion”.

BLI BILETËN KËTU

Udhëtimi i INNVEST vazhdon!

Ky edicion është mbështetur nga sponsorët: NOA Financojme, Coca-Cola Bottling Albania (CCBS) dhe Credins Bank, dhe partnerë të rëndësishëm strategjikë dhe besnikë si BERZH dhe Programi Start Venture për WB6, Teatri Kombëtar i Operas, Wolves Summit CEE, PSD nga GIZ, Bashkia Tiranë, Tirana Youth Capital, EasyPay dhe Business Magazine, Albania Tech, The Recursive, etj.

Më shumë se 30 kompani do të jenë pjesë integrale e Panairit Digjital, duke shfaqur produktet dhe shërbimet më inovative nga kompanitë ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare si: NOA Financojme, Coca-Cola Bottling Albania, Credins Bank, Easy Pay, Deloitte Albania & Kosova. 

“Gjatë viteve, mësimet kryesore kanë qenë bashkëpunimi i ngushtë me aktorët kryesorë në mbarë vendin, rajonal dhe botëror për të zhvilluar një ekosistem teknologjik të gjallë dhe për të nxitur rritjen ekonomike në Ballkan dhe më gjerë. Shtëpia e të gjithë startupe-ve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, investitorëve engjëj, bizneseve, novatorëve, studiuesve dhe ekspertëve financues të rrjetit INNVEST, për të gjetur burime të kuruara, për t’u zhytur më thellë, për t’u frymëzuar dhe për t’u angazhuar në Tiranë është një destinacion i përsosur për të pritur edicionin tonë të katërt të këtij lloji”, shton Fabiola.

Një mënyrë më e mirë për të lidhur investitorët engjëj, fondet e VC, mentorët, historitë e suksesit, talentet dhe korporatat me startup-et më premtuese në rajonin e WB6 për të ndihmuar themeluesit ambicioz të shkallëzojnë dhe të nxisin rritjen ekonomike ndërkombëtare. Ne duam të “fuqizojmë një të ardhme gjithëpërfshirëse për të gjithë” dhe ata diskutojnë se si inovacioni është thelbësor për bizneset që t’i përgjigjen ndryshimeve me të cilat po përballemi sot. Takoni klientë të rinj dhe siguroni një investim!

Bashkohuni në Samitin e INNVEST 2021 më 13 dhe 14 tetor 2022 – një nga ngjarjet më të mëdha shumëkombëshe në vendet e BP6.

Merr më shumë informacion në kanalet @INNVEST/ @IMAA SM dhe në [email protected]

Për pyetje mbi mundësitë e sponsorizimit kontaktoni CFO, Majlinda Bara, [email protected]

Për pyetje PR/media/info kontaktoni Koordinatoren e Projektit, Kristi Qorri, [email protected]

Për inovacionin e qeverisë dhe të korporatave kontaktoni CEO, Fabiola Duro, [email protected]

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0