Restorantet dhe bar-et në Shqipëri përgjysmojnë stafin. Çfarë do ndodhë në dimër? - Business Magazine Albania

Restorantet dhe bar-et në Shqipëri përgjysmojnë stafin. Çfarë do ndodhë në dimër?

~5 minuta lexim

Konsumi në restorante ka rënë mbi 60% gjatë kohës së pandemisë. Kjo rënie në  këtë industri sigurisht që sjellë efekte negative në ekonomi. 

Përgjigja e problemit të rënies së konsumit në restorante për Angli ishte: përgjysmimi i çmimit të ushqimeve nëse konsumoni në restorante. Gjë të cilën, anglezet mesa duke e kanë shijuar dhe ka funksionuar. 

Në muajin gusht u ndërmore fushata “Eat Out to Help Out” dhe nga buxheti i shtetit do të mbulohej 50% e kostos së një porosie e cila ishte mbi vlerën 13 euro dhe porositej në këto ditë të javës; e hënë, e martë dhe e mërkurë. 

Në vetëm tre javët e para, dukshëm kjo politikë dha efektin e saj, pasi u konsumuan rreth 64 milion vakte (pothuajse sa popullsia e Anglisë), dhe i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 441 milion dollar. 

Por kjo, pritet të ketë efekte edhe në sjelljen e konsumatorëve sipas profesorit Ivo Vlaev  i Warwick Business School. “Si fillim është krijimi i zakonit. Kur dikush kryen një veprim dhe merr shpërblim për këtë ( pshm. zbritje me 50% në çmimi), ka shumë gjasa që më pas ai ta kryej këtë veprim në mënyrë të vazhdueshme edhe pa qenë nevoja të marr shpërblim”- shprehet profesor  Ivo Vlaev në revistën THE NEW YORK TIMES.  

Po në Shqipëri çfarë po ndodh  në këtë sektor? 

Sipas INSTAT për tremujorin e dytë të vitit 2020 sektori i “Bar-restoranteve” ka pësuar rënien më të lartë në të tre indekset kryesore, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. 

Ky sektor ka pësuar renie me:

  • 55.2% të  shitjeve neto në volum; 
  • 31.8% të numrit të të punësuarve; 
  • 30.7% të fondit të pagave. 

Në Shqipëri, aktualisht restorantet dhe baret janë duke ofruar shërbim në ambiente të hapura dhe nuk lejohet muzika pas orës 20:00. Por për këtë sektor, nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë që nxit konsumin në restorante. 

Lexoni: Humbja e të ardhurave nga Covid19 dhe parashikimet që priten të ndodhin me turizmin

Gjendur përball kësaj situate, problemit i shtohet edhe afrimi i stinës së dimrit ku shërbimi në ambiente të mbyllura deri më tani nuk lejohet.

Cilat mund të jenë zgjidhjet për këtë sektor?

Statistikat ndonjë herë janë shumë të ftohta dhe nuk japin perceptimin e plot për atë që është duke ndodhur realisht në treg. Për këtë kam marr në intervistë disa restorante në qytetin e Tiranë. 

Sipërmarrësit në këtë industri ndihen të trajtuara ndryshe nga industritë e tjera. Xhiroja e tyre ka rënë më shumë sesa 60% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Të vetmin mbështetje që ata kanë marrë është paga e luftë dhe këtë të fundit jo për të gjithë stafin. Bizneset shprehen se kanë qenë të detyruar të përgjysmoni stafin që prej marsit të 2020. Ata për më tepër ankohen që kanë pasur presione të vazhdueshme për pagesën e taksave në kohë pavarësisht se kjo industri nuk e dinte se kur mund të fillonin aktivitetin. 

Zgjidhja që propozojnë sipërmarrësit e kësaj industrie është të lejohet shërbimi në ambiente të mbyllura duke zbatuar një protokoll të caktuar, si distanca dhe numri i klientëve që duhet të lejohet për metër katror.  

Lexoni: Turizmi sektori më i goditur nga COVID-19, industria globale humbi 320 miliardë dollarë

Duke u shprehur se nëse lejohen palestrat dhe transporti publik, ku distanca fizike është shumë e vogël duhet të lejohet edhe shërbimi në ambiente të mbyllura. 

Një amulli e tillë në lidhje me çfarë do të ndodhë me këtë industri në stinën e dimrit, nxit panik tek sipërmarrësit duke shtuar pasigurinë nëse ja vlen apo jo të mbash hapur biznesin. Shqipëria numrin më të madhe të të punësuarve e ka në bizneset e vogla dhe të mesme ndaj dhe janë bizneset që kanë nevojë për  më shume mbështetje dhe nxitje. Ndodhur përballë një buxheti që ka përjetuar dy goditje të një pas njëshme si tërmeti dhe pandemia, minimumi që mund të bëhet është të lejohet që kjo industri të operojë si industri të tjera duke respektuar protokollin.

 

PËRGATITI BLERINA HOXHA 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip”
— Sheryl Sandberg
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0