Kjo, u ndodh thuajse të gjithëve. Njerëzit shkojnë në një supermarket të IKEA. Aty, shohin se një produktet ofrohet me skonto. Problemi është se makina e tyre është mjaftueshëm e vogël që transporti të bëhet i pamundur. IKEA, në bashkëpunim me Renault, duket se i kanë dhënë një zgjidhje kësaj.
Kompanitë, do të ofrojnë shërbimin e vetëshërbimit. Makina Renault, do të gjenden në të 180 pikat e IKEA në të gjithë Francën. Kështu, shanset janë më të mëdha që pika A me pikën B të jenë më pranë.
“Me këtë bashkëpunim të ri, ne duam që t’u japim akses më të madh klientëve tanë mbi blerjet.” – u shpreh Vicente Cebells, drejtor i marrëdhënieve me klientët për IKEA France. “Shpejt, të lehta për t’u përdorur, çmime atraktive. Shërbimi i ri i qerasë, do t’u lehtësojë së tepërmi transportin klientëve tanë. Kjo, edhe nga një flotë me 100 makina elektrike. Kjo gjithashtu tregon përqasjen tonë, për një jetë më të qëndrueshme dhe të pastër.”
Programi i qerasë, do të administrohet nga aplikacioni i Renault Mobility, dhe do t’i kushtojë klientit 7 euro në orë, përfshihet TVSH dhe siguracioni. Si fillimi, flota do të ketë edhe makina me djegie të brendshme, edhe makina elektrike. Qëllimi është që me kohën flota të bëhet 100% elektrike. Renault Trafic, Kangoo dhe Kangoo Z.E, gjithashtu edhe Zoe janë makinat që do të jenë të disponueshme.
“Ky bashkëpunim me IKEA France ka lidhje me atë çka Renault Mobility ofron dhe strategjinë për car-sharing. Ky shërbim, i aksesueshëm nga të gjithë, është i bazuar në një përvojë 100% dixhitale. Rrjeti ynë i Renault, do t’u sigurojë klientëve shërbimin më të mirë.” – u shpreh Philippe Buros, drejtor i shitjeve për Renault France.
Burimi: CNET
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.