Çmimet e energjisë të ditës në avancë në Bursën Hungareze (referencë edhe për Shqipërinë) arritën rekordin e 1047 eurove/mwh për orën 20:00 për datën 30 gusht.
Kjo do të thotë që 1 kwh është shitur afërisht me 130 lekë duke treguar qartësisht katastrofën që po qëndron mbi kokën e të gjithëve. Në pik çmimet arritën në 808 euro/Mwh ndërkohë që në bazë ky çmim ishte 748.97 euro/Mwh.
Rekordi në të cilin kanë arritur çmimet duket se janë kthyer në shqetësimin kryesor të qeverive të cilat janë angazhuar maksimalisht në garantimin e furnizimit ndëkrohë që problematikë nuk është me vetëm çmimi por disponueshmëria e energjisë.
Një situatë e ngjashme u vu re edhe vitin e kaluar në të njëjtën periudhë sa i takon disponueshmërisë së energjisë por çmimet ishin tre herë më të ulëta sesa aktualisht çka tregon se situata aktuale mund të quhet si katastrofike.
Mbetet e paqartë sesi Shqipëria do të përballojë furnzimin me energji në kushtet kur aktualisht shumica e sasisë po sigurohet nga kaskada e Drinit rerezerva e së cilës ka zbritur me shpejtësi javëve të fundit për shkak të përqëndrimit të prodhimit në këtë burim.
Një sërë procedurash të hapura nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë janë anuluar për shkak ë çmimeve jashtzakonisht të larta por që në horizont nuk po shihet sinjal për ulje.
Përkundrazi muajt në vijim siç janë shtatori dhe tetori pritet që të jenë kulmi i krizës nëse nuk do të ketë ndryshim të situatës së përgjithshme në Europë ndërkohë që vendi ynë varet tërësisht nga “hidro”duke mos pasur alternativë tjetër.
Lexo: Inflacioni arrin 6.7% në muajin maj. Niveli më i lartë në 20 vite
Qeveria deri më tani ka mbështetur me garanci kompanitë e energjisë për të siguruar energjinë për klientët në tregun e rregulluar ndëkrohë që nuk ka asnjë deklaratë mbi hapat në vijim përveç fushatës së nisur për ndërgjegjësimin në kursimin e energjisë.
Problemi që shtrohet para sipas ekonomistëve të tregut lidhet me faktin se ende nuk ka një kulm ku mendohet se do të arrijë kriza e energjisë e cila është futur në një rreth vicioz të lidhur me zhvillimet gjeopolitike, sjelljet e tregjeve, ecurinë e ekonomive dhe kushtet hidrike për vende të caktuara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto