Reklamat kanë nxitur turizmin shqiptar dhe kanë rritur numrin e pushuesve - Business Magazine Albania

Reklamat kanë nxitur turizmin shqiptar dhe kanë rritur numrin e pushuesve


Ekspertët e turizmit besojnë se rritja e numrit të pushuesve që zgjodhën t’i kalojnë pushimet e verës në Shqipëri vjen më së shumti si rezultat i promovimeve. Matilda Naço, drejtore e Shoqatës Shqiptare të Turizmit i tha BIRN se kjo verë ishte një ndër më të mirat sa i përket numrit të turistëve të huaj.

“Besoj se arsyeja kryesore pse Shqipëria ka qenë e favorizuar ka të bëjë me promovimin. Institucionet shtetërore dhe operatorët privatë kanë rritur buxhetet sa i përket prezantimeve të vendit në panairet botërore të turizmit. Gjithashtu, niveli i prezantimeve është bërë më profesional dhe efiçent,” tha Naço. “Në fakt, Shqipëria është ende një ndër vendet më pak të zbuluara të Europës, kështu që kurioziteti ka luajtur gjithashtu një rol,” shtoi ajo.

Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi publikoi shifra që sugjeronin se 24% më shumë turistë të huaj se në vitin 2015 zgjidhën Shqipërinë si destinacionin e tyre këtë vit. “Shifrat flasin vetë,” shkroi ministrja në Twitter. Të dhënat tregojnë rritje të shifrave të turistëve që kaluan përmes kufinjve tokësore dhe detarë nga 1 qershori-15 gusht. Naço mendon se sipërmarrësit lokalë kanë bërë një punë të mirë këtë vit në promovimin e apartamenteve të tyre përmes platformave mjaft popullore të rezervimit online si Airbnb.

“Në 2013, numri i apartamenteve të listuara për t’u dhënë me qera në Airbnb ishte vetëm 35, tani ka fluturuar në mijëra, ndërkohë që shumica e pronave në zonat e bregdetit janë të regjistruara në platformë,” tha ajo. Brunilda Licaj, eksperte e turizmit dhe pedagoge në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës i tha gjithashtu BIRN se promocioni i Shqipërisë ka sjellë rritje pozitive të numrit të turistëve të huaj. Liçaj beson gjithashtu se situata e vështirë në Turqi ka kontribuar në rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Ballkanin.

Turizmi në Kroaci ka shënuar gjithashtu rritje në 2016. Në 7 muajt e parë të 2016, pati 45 milionë qëndrime brenda natës- 5 milionë më shumë se 2015. Nga kjo shifër, 26 milionë u shënuan vetëm në korrik.

Bullgaria tërhoqi 3.1 milionë turistë në gjysmën e parë të 2016-duke raportuar një rritje 15% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në qershor, numri im turistëve u rrit me 28%.

Çmimi i ulët i akomodimit krahasuar me vendet e tjera në rajon konsiderohet gjithashtu një faktor që ka ndikuar në rritjen e numrit të turistëve për Shqipërinë sipas ekspertëve. Sipas platformës booking.com, çmimi i një nate në një hotel me katër yje në Vlorë ose Sarandë gjatë gushtit fillon nga 50 euro dhe rrallë i kalon 150 euro, ndërkohë që në Budva të Malit të Zi, çmimi për të njëjtën kategori fillon nga 75 euro dhe rritet deri në 200. Çmimi është edhe më i lartë në qytetet bregdetare kroate të Dubrovnikut dhe Splitit, ku fillon nga 130-220 euro për natë.

Burimi: Shkruar nga Fatjona Mejdini dhe publikuar në reporter.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0