Reklama raciste e Dove nga "i zi të bën të bardhë"

Reklama raciste e Dove nga “i zi të bën të bardhë”


Marka për kujdesin personal Dove ka kërkuar falje për imazhet “raciste” të trasmetuara gjatë reklamës së fundit të kompanisë.

Fushata “injorante”, të paktën kështu e ka vlerësuar masa, tregon një grua me ngjyrë e cila heq bluzën dhe zbulon një grua me ngjyrë të bardhë poshtë lëkurës së saj. Procesi vazhdon ku gruaja e bardhë transformohet në një femër aziatike.

Pas reagimeve të shumta, Dove ka postuar në Twitter këtë mesazh:

“Një imazh të cilin e kemi postuar së fundmi në Facebook u keqkuptua duke mos i përfaqësuar drejtë femrat me ngjyrë. Ne kërkojmë ndjesë për ofendimin që ka shkaktuar.”

Nuk është hera e parë që marka lundron në ujërat e gabuara me mesazhet e saj të marketingut. Në vitin 2011, një fushatë e Dove provokoi kritika të shumta pas shfaqjes së tre femrave, pastërtia të cilave varej nga gjyra e lëkurës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Racizmi është një temat më delikate që shumë kompani marketingu nuk kanë ditur t’a trajtojnë saktë. Një nga rastet më të freskëta është dhe reklama e Pepsit, që i shkaktoi kompanisë shumë humbje.

Lexoni: Reklama e Pepsit, një dështim për kompaninë

https://www.youtube.com/watch?v=pAIgDredHpw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0