Realizohen operacione zemre nga distanca me ndihmën e robotëve

Realizohen operacione zemre nga distanca me ndihmën e robotëve


Një robot në Indi, ndihmoi mjekët të kryejnë operacionin e parë të zemrës nga distanca. 

“Nga 20 milje larg, kirurgu kontrolloi me anë të një roboti pesë pacientë, të cilët kryen një ndërhyrje në zemër,” –  thotë një kardiolog i Institutit të Zemrës Apex, Tejas Patel dhe Sanjay Shah. Pesë pacientët kishin sëmundje të arterieve koronare, një gjendje e cila përkon me dëmtimin e enëve të gjakut dhe zemra nuk mund të furnizohet mjaftueshëm me gjak.

Mjeku vendosi një strukturë të vogël në enën e gjakut të secilit pacient për ta hapur atë, gjë që lejoi rrjedhjen e gjakut, – thuhet në raport. Autorët vunë në dukje se ky operacion ishte “i suksesshëm në të gjitha aspektet” për pesë pacientët dhe se asnjëri prej tyre nuk përjetoi komplikime procedurale.

Lexo: 8 punët që robotët nuk do të mund t’i bëjnë kurrë

Ndërsa kirurgët kanë përdorur robotë në operacione që nga viti 2001, suksesi i këtyre operacioneve mund të jetë një hap përpara për trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku numër një i vdekjes në nivel global, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Qasje më e madhe në shërbimet mjekësore

Operacionet në distancë do të jenë një benefit për pacientët në vendet më pak të zhvilluara ose zonat rurale që aktualisht nuk kanë qasje në shërbimet mjekësore të sëmundjeve të zemrës, thuhet në raport. Autorët vunë re se teknologjia mund të vendoset “si një shërbim i linjës së përparme në rajone ku një ekspertizë e tillë nuk është e disponueshme”.

Progresi në 5G mund të mundësojë adoptimin e mëtejshëm të kirurgjisë në distancë të ndihmuar nga robotët, tha zyrtari kryesor i investimeve të kompanisë financiare Contego Capital Group, Brian Gahsman, për CNBC.

Përshatatja e kësaj teknologjie është një sfidë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Gahsman shpjegoi se në vendet pa një sistem të fuqishëm të kujdesit shëndetësor, kostot mund të rëndojnë pacientët, që duhet të paguajnë nga xhepi. Sidoqoftë, teknologjia e operacionit të kontrolluar nga distanca ka anën e saj pozitive për mjekët e kujdesit shëndetësor. Pacientët, mjekët dhe teknikët mjekësorë që punojnë në laboratorët e kateterizimit, ku bëhen ekzaminimet e zemrës, janë të ekspozuar nga një sasi e lartë rrezesh. Kur ky ekspozim bëhet në masa të larta, atëherë pasojnë efektet anësore për të dyja palët. Me robotë të kontrolluar nga distanca, praktikuesit mund të stacionohen më tej nga laboratori, duke zvogëluar ekspozimin e tyre, tha Gahsman.

Lexo: Robotët mund të zënë mbi 20 milionë vende pune deri në vitin 2030

Sipas një studimi të veçantë në revistën ndërkombëtare Kateterizimi dhe Ndërhyrjet Kardiovaskulare, dëmtimet e kockave ose muskujve që vijnë nga përdorimi i mjeteve mbrojtëse të rënda të praktikuesve, mund të parandalohen. Pra, “arsyet humanitare” si zvogëlimi i ekspozimit ndaj rrezatimit dhe dëmtimi i mundshëm për këta praktikues mund të shkaktojnë adoptim më të madh të teknologjisë, shpjegoi Gahsman.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0