Studim: Robotët mund të zënë mbi 20 milionë vende pune deri në vitin 2030

Robotët mund të zënë mbi 20 milionë vende pune deri në vitin 2030


Robotët mund të marrin rreth 20 milionë vende pune në mbarë botën deri në vitin 2030, thanë ekonomistët në një deklaratë. Sipas një studimi të ri nga Oxford Economics, brenda 11 viteve të ardhshme mund të ketë 14 milionë robotë në Kinë.
Ekonomistët analizuan trendet afatgjata rreth automatizimit të vendit të punës, duke vënë në dukje se numri i robotëve në përdorim në mbarë botën, u rrit tre herë gjatë dy dekadave të fundit në 2.25 milionë. Ndërsa studiuesit parashikuan se rritja e numrit të robotëve do të sjellë përfitime në produktivitet dhe rritjen ekonomike. Ata gjithashtu pranuan të metat që pritet të lindin njëkohësisht. “Si rezultat i robotizimit, dhjetëra miliona vende pune do të humbasin, veçanërisht në ekonomitë lokale më të varfëra, që mbështeten tek punëtorët me kualifikime më të ulëta.

“Kjo do të përkthehet në rritje të pabarazisë në të ardhurat”, – thanë autorët e studimit. Megjithatë, nëse instalimet e robotëve do të rriten në 30% më shumë se parashikimi bazë deri në vitin 2030, hulumtuesit vlerësuan se kjo do të çonte në një rritje prej 5.3% në ekonominë globale atë vit. “Kjo barazohet me shtimin ekstra 4 trilionë dollarë në vit për ekonominë globale, deri në vitin 2030, ekuivalente me një ekonomi më të madhe se ajo e Gjermanisë”, thuhet në raport.

Sipas raportit, numri i robotëve të instaluar në vendet e punës në katër vitet e fundit është i njëjtë me numrin e vënë në punë gjatë tetë viteve të mëparshme. Është parashikuar që deri në vitin 2030, më shumë se 1.5 milionë vende pune do të humbasin nga robotët në Shtetet e Bashkuara. Në Kinë, ky numër pritet të kalojë 11 milionë. Në të gjithë vendet anëtare të BE, pothuajse 2 milionë njerëz do të humbasin vendet e punës për shkak të automatizimit, sipas raportit.

Lexo:Si njerëzit dhe robotët mund të jetojnë dhe punojnë së bashku

Krijimi i politikave të reja
Përkundër kërcënimit të humbjeve të vendeve të punës, raporti u bëri thirrje ligjvënësve të mos ndalojnë automatizimin. “Këto gjetje nuk duhet të çojnë politikëbërësit dhe palët e tjera që të pengojnë miratimin e teknologjisë robotike. Përkundrazi, sfida duhet të jetë shpërndarja e dividendëve të robotikës në mënyrë më të barabartë, duke ndihmuar punëtorët e prekshëm të përgatiten dhe të përshtaten me trazirat që do të sjellë”, – thanë hulumtuesit. Ata gjithashtu u bënë thirrje politikëbërësve të zhvillojnë “programe agresive”,  për të luftuar ndikimet negative të automatizimit.

Punonjësve gjithashtu ju këshillua që të “kontrollonin” punët e tyre për të kuptuar më mirë balancën midis aftësive njerëzore dhe aftësive që mund të merren nga një robot.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0