Real Madrid, mes pasionit dhe teknologjisë - Business Magazine Albania

Real Madrid, mes pasionit dhe teknologjisë


Një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë – Real Madrid – po përdor teknologjinë e Microsoft për të transformuar operacionet, performancën, stërvitjen dhe marrëdhëniet me 500 milionë tifozë globalë.

Të bëhesh një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë merr më shumë se vetëm një 90 minutësh të luajtur mirë. Duhen qindra orë stërvitje dhe fitnesi, një bazë tifozësh të apasionuar dhe teknologjia më e fundit.

Microsoft ka punuar me Real Madridin F.C. për të transformuar organizimin e tyre përmes të dhënave dhe teknologjisë dixhitale që modernizon operacionet, ndihmon trajnerët të përshtatin strategjitë e performancës dhe të stërvitjes dhe u jep tifozëve qasje të paparë në klubin e tyre të preferuar.

Fitimi i një avantazhi konkurrues

Para një ndeshjeje, Real Madrid do të përdorë të njëjtën teknologji për të analizuar rivalin e tyre të ardhshëm për të optimizuar forcat e tyre gjatë stërvitjes, si dhe gjatë një ndeshjeje. Duke pasur mjetet dixhitale për të kapur dhe sintetizuar këto të dhëna shpejt është thelbësore për një klub legjendar që është përballur me më shumë se 150 skuadra.

Përdorimi i të dhënave për të arritur performancën maksimale

Natyrisht, përparësia kryesore e Real Madrid është që të ndihmojë lojtarët të ruajnë aftësitë e tyre gjatë gjithë sezonit. Ekipi i tyre i profesionistëve mjekësorë – duke përfshirë mjekë, terapistë fizikë dhe mjekët që merren me dietat e tyre – përdor teknologjinë e Microsoft për të regjistruar dhe analizuar të dhënat e ndeshjeve në kohë reale për të udhëhequr regjimet e stërvitjes dhe madje edhe për të parashikuar kushtet shëndetësore të çdo lojtari. Qëllimi është fuqizimi i performancës maksimale, deri në minutën e fundit.

Parandalimi i dëmtimeve me anë të teknologjisë

Një pjesë thelbësore e mbajtjes së lojtarëve të shëndetshëm është mbrojtja e pasurisë së tyre më të rëndësishme: këmbët e tyre. Specialistët e Real Madridit janë kthyer drejt teknologjisë inovative nga disiplinat e tjera – duke përfshirë skanimin 4D, analiza e të dhënave të bazuara në inteligjencën artificiale dhe materialet nga gara Formula One – për të dizejnuar pajisje të qëndrueshme që sigurojnë mbrojtje dhe fleksibilitet kur lojtarët bëjnë mijëra lëvizje të ndryshme gjatë një loje.

Analizimi i lëvizjeve për të maksimizuar stërvitjen

Përtej mbajtjes së një ekipi të shëndetshëm, trajnerët e Real Madridit janë gjithashtu në gjendje të përdorin pajisje GPS dhe software të bazuar në cloud për të ndjekur dhe analizuar lëvizjet e secilit lojtar gjatë stërvitjes. Kjo bën të mundur përmirësimin në çdo pjesë, në kohë reale, bazuar në atë që po shohin duke e përkthyer atë në performancë më të mirë në fushë.

Lidhja me rrjetin global të tifozëve

Me vetëm 3% të 500 milionë tifozëve të tyre me bazë në Spanjë, Real Madrid iu desh një mënyrë për t’u lidhur më mirë me ta – kudo në botë. Real Madridi u bashkua me Microsoft për të lançuar një platformë globale dixhitale sportive të bazuar në cloud që u lejon atyre të angazhohen me tifozët, të krijojnë fushata promovuese të targetuara dhe të përdorin të dhënat për të ndjekur dhe analizuar sjelljet e tifozëve. Së bashku, ata kanë fituar një kuptim më të thellë të asaj që e drejton pasionin dhe besnikërinë e tyre të pashembullt.

/Microsoft

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0