Range Rover i ri i blinduar mund të notojë dhe të përballojë bombat dhe armët AK-47
Automjetet antiplumb tanimë janë bërë e rëndësishme e industrisë së automobilave.
Modeli i ri Sentinel i Range Rover, një SUV luksoz i papërshkueshëm nga plumbi që u hodh në treg për herë të parë në vitin 2015, po ndihmon në rritjen e tregut për automjete të blinduara.
Aktualisht gjenden rreth 200 ose 300 mijë automjete të blinduara në të gjithë botën, por vëzhguesit e tregut presin që kjo shifër të rritet edhe më shumë.
Lexoni gjithashtu:
Tesla Model 3 transformohet në një makinë të fuqishme për gara në pista
Sipas një raporti të “LA Times”, biznesi i automjeteve të blinduara është bërë gjithnjë edhe më shumë fitimprurës, me prodhues të shumtë që parashikojnë rritje vit pas viti.
Range Rover Sentinel i vitit 2020 është blinduar në mënyrë të tillë që t’u bëjë ballë një bombe dhe armëve të zjarrit AK-47 ose AR-15.
“Njerëzit janë të shqetësuar nga aktet e dhunës. Avokatët, mjekët, njerëzit e biznesit janë të shqetësuar për familjarët e tyre, të cilët mund të jenë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar”, ka thënë Mark Burton, nga kompania e armëve ArmorMax.
Lexoni:
Ferrari ka patentuar sistemin që mundëson vozitjen e makinës pa timon
Ndërtimi i një automjeti të blinduar është një çështje e ndërlikuar. Edhe pse automjeti nga pamja e jashtme mund të duket normal, veshja me pllaka antiplumb sjell një kosto dhe një peshë të shtuar që kërkon teknika të tjera nga ana e inxhinierisë.
Modeli i ri Sentinel peshon më shumë se dyfishi i një Range Rover. Për të mbajtur gjithë atë peshë, Sentinel i ri vjen me një motor të fuqishëm V8. Po ashtu, Sentinel i ri vjen i pajisur me një kapëse shpëtimi të pasme, përmes pjesës së bagazhit, në rastet kur dyert e automjetit mund të bllokohen.
Lexoni:
Range Rover nuk e ka zbuluar ende çmimin e Sentinel-it të tij më të ri, por modeli i 2015 filloi me 445,000 dollarë (rreth 404,000 euro).