Ferrari ka patentuar sistemin që mundëson vozitjen e makinës pa timon

Ferrari ka patentuar sistemin që mundëson vozitjen e makinës pa timon


Jemi në një kohë kur të gjithë prodhuesit po punojnë në zhvillimin e makinave autonome.

Mirëpo, Ferrari po zhvillon një sistem tjetër, ku përfshihet shoferi, por që nuk ka nevojë të drejtojë timonin dhe të merret me pedalet e makinës.

Patenta nga Ferrari tregon se në këtë makinë italiane më nuk do të ketë timon e as pedale dhe komandimi i vozitjes do të bëhet nëpërmjet dorezës speciale.

Lexoni:

Tesla Model 3 transformohet në një makinë të fuqishme për gara në pista

Sipas patentës që është mjaft e thjeshtë, manovrat para dhe pas do ta rrisin shpejtësinë apo do të frenojnë, ndërsa manovrat anësore të dorezës shërbejnë për të kontrolluar lëvizjen në rrugë. Kur të gjendet momenti i përshtatshëm, shoferi mund ta lëshojë dorezën dhe vetura do të lëvizë në të njëjtën shpejtësi dhe drejtim.

Derisa në aeroplanët ushtarakë këto doreza janë të vendosura në anën e djathtë të ulëses, doreza speciale e makinës Ferrari do të zëvendësojë në tërësi timonin, pedalet dhe marshet. Kjo veçori është provuar disa herë nga prodhues të ndryshëm, por ka rezultuar të jetë vetëm një timon me një formë më ndryshe.

Kjo patentë nga Ferrari pritet të jetë një sistem shumë më i avancuar.

Autoguide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0