Qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar

Qytetet më të shtrenjta për të jetuar


Numri i vendeve të shtrenjta për të jetuar ka ardhur në rritje. Tri vende më të shtrenjtat për të jetuar gjatë vitit 2019, sipas studimit vjetor të CNN Travel janë: Parisi, Singapori dhe Hong Kong.

Parisi në vitin 2003 ishte i 10-i në listë, ndërsa këtë vit u pozicionua disa vende më lart. Hong Kong-u u rrit me tre pozicione krahasuar me një vit më parë. Sipas anketës vjetore vendet europiane dhe aziatike kanë filluar të dominjnë vitet e fundit. Osaka e Japonisë u ngjit në gjashtë pozicione. Vendin  e pestë e zë Zvicra me Gjenvën. New York-u dhe Los Angelos janë të vetmet qytete të Amerikës së Veriut, të cilat janë pozicionuar në top 10 vendet më të shtrenjta. Qyteti i Engjëjve (LA) u quajt qyteti i 10-të më i shtrenjtë në botë, përsa i përket kontinentint të Amerikës. Qytete si Zyryh dhe Gjeneva, të cilat janë të pozicionuara përkatësisht në vendi e pestë dhe të katërt, janë cilësuar si vendet që shpenzonin më shumë për përkujdesjen personale dhe argëtimin. Kopenhagen, i cili renditet i shtati në listë mendohet të jetë i shtrenjtë për shkak të shpenzimeve të larta të transportit, rekreacionit dhe kujdesit personal. Ndërkohë, Stambolli i Turqisë ka shënuar një rënie me 48 pozicione dhe për këtë ka ndikuar rënia e vlerës së lirës turke.

Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar rritje ç’ka e ka rritur Londrën në 8 pozicione. San Francisko është bërë edhe një vend më i shtrenjtë për të jetuar, duke u rritur 12 pozicione dhe renditet kështu në vendin e 25-të. “Ne u kushtojmë vëmendje kostove të konverguara në qytetet tradicionalisht më të shtrenjta si: Paris, Singapori, Zyrihu, Gjeneva, Kopenhageni dhe Hong Kong-u, është një testament për globalizimin dhe ngjashmërinë e shijeve dhe modeleve të blerjeve”, thotë Roxana Sllavçeva, redaktore e sondazhit.

Lexo:  5 vendet e Europës ku femrat në fushën e shkencës punojnë më të lumtura

Pë t’u shqetësuar mbetet fakti që vendet në zhvillim si Stamboll, Tashkent, Moskë dhe Shën Petersburg, për shkak të inflacionit të lartë të qëndrueshëm dhe zhvlerësimit të monedhës po shënojnë rënie në renditjen në listë. Në fund të listës qëndron Caracas. Kryeqyteti i Venezuelës ishte në fund të listës këtë vit, pozicion ky që para një viti ishte i zënë nga Siria. Një rritje prej 49 vendesh ka shënuar kryeqyteti i Bullgarisë Sofja, i cili ka rritur pozicionimin e saj duke u ngjitur me 29 pozicione.

Ju prezantojmë me 10 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar përgjatë vitit 2019:

  • Singapori
  • Paris, Francë
  • Hong Kong
  • Zurich, Zvicër
  • Geneva, Zvicër
  • Osaka, Japan
  • Seoul, South Korea
  • Copenhagen, Denmark
  • New York
  • Tel Aviv, Israel
  • Los Angeles

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0