5 vendet e Europës ku femrat në fushën e shkencës punojnë më të lumtura

5 vendet e Europës ku femrat në fushën e shkencës punojnë më të lumtura


Europa ende ka një rrugë të gjatë për të kapërcyer hendekun gjinor në shkencë, por pesë vende bëjnë përjashtim.

Në ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Femrave në Shkencë, Komisioni Europian zbuloi të dhëna të reja ku tregohet se 41% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në vendet e Europës janë femra.

Megjithatë ka edhe përjashtime. Në pesë vende të Bashkimit Europian, shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë femra: Lituani 57%, Bullgaria dhe Letonia 53%, Portugalia 51% dhe Danimarka mbi 50%.

Në fund të renditjes ndodhet Hungaria dhe Luksemburgu, të dy me 25%, Finlanda 29% dhe gjithashtu Gjermania me 33%.

Nënpërfaqësimi i grave në shkencë është një shqetësim i madh për barazinë gjinore. Karriera shkencore dhe inxhinerike zakonisht ofron mundësi të shumta punësimi dhe paga më të mira sesa sektorët tipikë të punësimit të femrave, sipas OECD.

Femrat në fushën e shkencës duhet të shërbejnë si një model për vajzat dhe djemtë e rinj.

/Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0