Themeluesi i Virgin beson se të ngjisësh shkallët është një ushtrim mjaft i mirë, sidomos nëse ti punon ulur gjithë ditën.
Kohët e fundit në një postim, Branson jo vetëm që theksoi rëndësinë fizike të ngjitjes së shkallëve ai gjithashtu citoi se një sipërmarrës çdo ditë ngjit shkallët në karrierën e tij.
Siç e dimë të gjithë – sipërmarrja kërkon shumë kohë. Branson e quan këtë “një ngjitje graduale” me “dështime të pashmangshme dhe pengesa gjatë rrugës.” Shumë pak sipërmarrës mund të marrin ashensorin për te suksesi i menjëhershëm, shkruan ai.
Ndiq rrugën e ngadaltë. Ti do të jesh në gjendje të mësosh nga eksperienca jote dhe të përgatitesh më mirë për një të ardhme të suksesshme, këshillon Brandson.
“Më mirë se sa të arrish në krye pa patur eksperiencën e duhur, ty do të duhen vite eksperiencë, dështim, mësim – duke ngjitur shkallët – që mos të biesh menjëherë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.