Pyrana Earthquake Hackathon vjen në datat 29 Shkurt - 1 Mars 2020 - Business Magazine Albania

Pyrana Earthquake Hackathon vjen në datat 29 Shkurt – 1 Mars 2020


Me 29 Shkurt – 1 Mars, ora 11:00 – 18:00 në #Techspace

Me 26 Nëntor 2019, Qarku i Durrësit dhe rrethinat u goditën nga një tërmet me madhësi 6.4 të shkallës Rihter. Fatkeqësia mori 52 jetë njerëzish, plagosi mijëra shqiptarë dhe zhvendosi mijëra të tjerë.

Tërmetet si këto janë përvojë traumatike për rajone të tëra. Natyra e tërmeteve do të thotë që nuk ka asnjë paralajmërim, rreziku është i papritur dhe befasues dhe javët pasgoditjeve i lënë njerëzit në ankth.

Por çfarë mund të bëjnë zhvilluesit për tërmetet?

Ne nuk mund t’i ndalojmë ose parashikojmë ato, por kemi zbuluar se shumë organizata që merren me tërmetet mund të përdorin ndonjë ndihmë për përditësimin ose mirëmbajtjen e sistemeve të tyre dhe ka ende shumë hapësirë ​​për inovacion kur bëhet fjalë për sistemet e paralajmërimit të hershëm.

Shumica e softuerëve përdoren për të identifikuar zonat me ndikim dhe për koordinimin e përpjekjeve të shpëtimit. Programe të tjera të dobishme për tërmetin përdoren në shpërndarjen e informacioneve rreth tërmeteve dhe analizojnë / vizualizojnë të dhënat kur hyjnë.

Si realizohet kjo?

Të Shtunën, 29 Shkurt, vullnetarët do të mblidhen në Tiranë për të mësuar nga sizmologët dhe do të punojnë me ta dhe ekspertë të tjerë për të identifikuar sistemet që kanë nevojë për përmirësim, si dhe probleme të tjera të pazgjidhura. Gjatë dy ditëve, zhvilluesit dhe ekspertët do të punojnë së bashku për të planifikuar dhe zbatuar ndryshimet e tyre.

Disa projekte mund të vazhdojnë përtej fundjavës, ndërsa të tjerat mund të përfundojnë më shpejt, por deri në kohën kur do të jetë realizuar, synimi është që teknologjia e reagimit ndaj tërmetit dhe urgjencës të bëhet më e besueshme, e disponueshme dhe e përditësuar.

Si mund të bëheni pjesë?

Çdokush me përvojë në zhvillimin e programeve inkurajohet të kontaktojë në adresën contact@pyrana.org nëse është i interesuar të bashkohet si vullnetar.

Kërkohet që të përfshini një rezyme apo link me llogaritë tuaja në LinkedIn ose Github, në mënyrë që të përcaktohet më mirë se cilat projekte mund të jenë më të përshtatshmet për të kontribuar.

Nëse keni ndonjë fushë të veçantë ekspertize, të tilla si zhvillimi mobile, hulumtimi shkencor, IA ose sizmologjia, do të jeni më se të mirëpritur!

ORARI

Një orar i detajuar mbi eventin do t’ju dërgohet pjesëmarrësve paraprakisht. Nëse jeni regjistruar tashmë do të merrni një email nga contact@pyrana.org me më shumë detaje.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0