Puna po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në eksportet e ekonomisë shqiptare - Business Magazine Albania

Puna po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në eksportet e ekonomisë shqiptare

eksportet

Monitor

Të dhënat e Bilancit të Pagesave së Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga sektori i fasonerisë, por edhe të ardhurat nga punonjësit sezonalë apo kufitarë jashtë vendit këtë vit po regjistrojnë nivelet më të larta historike.

Për 6-mujorin e parë të vitit, të ardhurat neto në zërin e shërbimeve për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneri) arritën në 340 milionë euro, 36% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe vlera më e lartë historike e regjistruar ndonjëherë.

Për gjysmën e parë të këtij viti, të ardhurat nga aktivitetet e fasonerisë kanë tejkaluar madje edhe të ardhurat nga turizmi, që në terma neto, sollën një shumë lehtësisht më të ulët, 338 milionë euro. Fasoneria këtë vit është kontribuesi i dytë më i madh neto mes zërave të llogarisë korente, pas remitancave. Historikisht, fasoneria është përqendruar sidomos tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit. Por, në vitet e fundit prodhimi me porosi është shtrirë edhe në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore apo pjesëve të këmbimit për automjetet dhe produkte të tjera industriale.

Megjithë sfidat e lidhura me konkurrencën dhe me vështirësitë në rritje për të siguruar forcë pune, duket se aktivitetet e fasonerisë po japin një kontribut në rritje në ekonominë shqiptare.

Lexo: 14 kategoritë e punëve më të kërkuara aktualisht

Shifra rekord shënuan edhe të ardhurat nga puna jashtë vendit, zë që përfshihet në llogarinë e të ardhurave parësore dhe që nuk përfshin dërgesat e emigrantëve rezidentë jashtë vendit. Të ardhurat nga puna për gjysmën e parë të këtij viti arritën në 203 milionë euro, 75% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për të ardhurën më të lartë historike të regjistruar nga ky zë.

Sipas Metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës. Në analizat e institucioneve, shpesh, të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkangjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale të remitancave në ekonomi. Nëse përfshijmë edhe të ardhurat nga puna, vlera totale e remitancave në ekonominë për gjysmën e parë të këtij viti do të llogaritej në 579 milionë euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0