A jeni një prind që po balancon përgjegjësitë ndaj kujdesit të fëmijës me punën njëkohësisht gjatë pandemisë ?
Në 2019 , Whitney, një ekzekutive e komunikimit, kaloi nga menaxhimi i një skuadre me 80-persona, në një punë part-time duke punuar 4 herë në javë. Më pas kaloi në tre herë në javë po në të njëjtin vit duke hequr presionin në rritje të punës dhe duke u kujdesur për dy fëmijë të vegjël.
Por, gjatë pandemisë – edhe pse duke punuar part-time, ajo ndien sikur duhet të jetë gjithmonë e disponueshme në punë. Ajo tani po konsideron të lërë plotësisht punën.
“Vërtet që nuk e di se si dikush mund të përballojë dhe kujdesin, marrjen nga shkolla, dërgimin dhe të mësuarit me një 5-vjecar dhe të menaxhojë në një pozicion ekzekutiv, me telefonata e prezantime online gjatë gjithë ditës”, tha ajo .
Whitney- e cila kërkoi të mbetet anonime nga frika e ndëshkimit nga punëdhënësi i saj – është duke konsideruar largimin nga puna. Në shtator, 80% e atyre që lanë punën ishin gra, sipas një analize nga Qendra Kombëtare e Ligjit për gratë. Dhe një në katër gra tani po mendojnë të lënë punën ose të ulin ritmin e karrierës së tyre. Ndërkohë udhëheqëset e larta femra kanë 1.5 herë më shumë gjasa sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj të heqin dorë nga karriera e tyre.
Për herën e parë në shtatë vite kërkim, LenIn dhe McKinsey zbuluan se gratë janë të gatshme më shumë sesa burrat të lënë punën. Nësë ky trend vazhdon, gratë rrezikojnë të humbasin fitimet e tyre të qëndrueshme profesinale që kanë bërë gjatë disa viteve.
“Asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se ky është një moment kritik për gratë”, tha bashkëthemeluesi dhe CEO i LeanIn Rachel Schall Thomas. “Objektivat janë të larta për të gjithë drejtuesit dhe gratë e nivelit të lartë po shkojnë më shumë në shtëpi. Kjo krijon një ambient me presion për gratë drejtuese”, tha ai.
Gati 200 drejtuese femra komentuan në LinkedIn se fleksibiliteti i punës nga COVID-19 nuk po vlen për to për shkak të përgjegjësive të shtuara që po marrin në punë dhe në shtëpi.
“Gratë priten të jenë super gra në përgjithësi dhe tani, në këtë kohë pandemie, perspektiva nuk ka ndryshuar. Dhe më shumë detyra janë shtuar në listën tonë gjithnjë në rritje”, tha Mamta Suri një menaxhere inxhinierike tek Workday.
Bisedat në LinkedIn, së bashku me të dhënat më të fundit të LeanIn demonstrojnë se të gjitha gratë e nivelit të lartë – pavarësisht nga statusi i tyre i prindërimit – po përjetojnë djegie dhe presion të punojnë në një stad më të lartë se bashkëmoshatarët e tyre burra.
Kjo mund të ketë të bëjë me punën emocionale që gratë udhëheqëse kanë marrë për të mbështetur punonjësit e tyre gjatë pandemisë, tha Schall-Thomas. McKinsey dhe LeanIn zbuluan se gratë e nivelit të lartë marrin një qëndrim publik për barazinë gjinore dhe racore në punë më shpesh sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj dhe ka më shumë të ngjarë të mentorojnë dhe sponsorizojnë gra të tjera në krahasim me burrat.
Lexo: Fitorja ka një çmim, përgjigjia emocionuese e Michael Jordan
“Është një punë e rëndësishme për të bërë, por po shton ndjenjën e presionit që të jemi gjithmonë në dispozicion”, tha ajo. Vetëm javën e kaluar, Adrienne, një menaxhere 38-vjeçare në një firmë të shërbimeve profesionale dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, e nxori veten nga gara për t’u bërë partnere. Ajo zbuloi se, në pikun e pandemisë, menaxhimi i kërkesave të punës së saj dhe kujdesi për fëmijët ishte i paqëndrueshëm. Kriza gjithashtu e shtyu atë të reflektojë rreth karrierës së saj dhe të bëhej partnere nuk ishte më një përparësi.
Kompanitë janë duke u rritur. Shumë janë duke rishikuar performancën gjatë pandemisë, duke ofruar më shumë kohë pushimi, në mënyrë që prindërit dhe drejtuesit e vjetër të mund t’i japin përparësi shëndetit të tyre mendor. Megjithatë, për shumë nga gratë që folën me LinkedIn, këto përpjekje nuk janë të mjaftueshme për të adresuar problemin kryesor.
“Këto janë gjëra që as nuk gërvishtin sipërfaqen e ndihmës”, tha ekzekutivi i marrëdhënieve me publikun Whitney. “Ajo që na duhet, për mendimin tim, është ristrukturimi i vërtetë.”
Caroline Fairchild Linkedin
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.