Pse studentët me rezultate mesatare bëhen liderët më të mirë? - Business Magazine Albania

Pse studentët me rezultate mesatare bëhen liderët më të mirë?


Jetojmë në një botë ku pothuajse çdo prind inkurajon fëmijën e tij të marrë nota të mira në shkollë. Jo vetëm kaq, mund të ketë edhe pritshmëri që fëmija i tij t’i marrë të gjitha 10 dhe të ketë një mesatare absolute. Çdo gjë më pak konsiderohet një zhgënjim.

Sigurisht, njerëzit besojnë se nëse një fëmijë nuk ecën mirë në shkollë, ai nuk do të ketë të njëjtin sukses në jetë si fëmijët që marrin të gjitha 10.

Lexo: Sa rëndësi kanë notat për të qenë të suksesshëm?

Të gjithë duan që fëmijët e tyre të dalin me rezultate të shkëlqyera në mësime, por le të sqarojmë diçka: Aftësia për të marrë 10 në shkollë demonstron një aftësi mjaft të rafinuar për të marrë 10 në shkollë dhe jo aftësi për sukses në biznes apo në lidership.

Ka një sekret të vogël që shumë prindër, mësues dhe studentë mund të duan të dinë: Një student me 10 nuk rritet për të udhëhequr kompani. Në fakt, ata rrallë vazhdojnë të udhëheqin diçka. Janë studentët me rezultate mesatare që në fakt bëhen udhëheqësit më të mirë.

Sipas studimeve të kryera në SHBA mbi të diplomuarit, rezultoi se personat drejtues dhe ata që menaxhonin buxhetet miliarda dollarëshe, ishin kryesisht studentët me rezultate mesatare.

Çështja është se të drejtosh organizata rrallë ka të bëjë vetëm më intelektin e pastër. Edhe pse studentët ekselentë mund të jenë kontribues të mëdhenj individualë, ndoshta si shkencëtarë, inxhinierë ose profesorë, ata mund të mos kenë të zhvilluar të njëjtat aftësi interpersonale që kanë studentët me rezultate mesatare.

Ne të gjithë kemi miq të cilët janë super të zgjuar, por që e bën të vështirë për ta që të kenë interaktivitet me njerëzit. Studentët me rezultate mesatare, megjithatë, kanë mësuar të lulëzojnë duke përdorur një kombinim të aftësive të tyre mendore me një lloj inteligjence emocionale që u jep atyre aftësinë për t’u lidhur dhe motivuar njerëzit.

Lexoni: Kur të rritesh, çfarë do bëhesh?

Të mos harrojmë studentët nën mesatare, pasi ata kanë tendencë të jenë akoma më të suksesshëm. Dikur një filantrop i pasur ka ndarë një këshillë ndërsa po fliste me një dekan në shkollë: Kujdesuni për studentët ekselentë, sepse ata do të bëhen profesorët tuaj. Gjithashtu, kujdesuni për studentët me rezultate mesatare, sepse ata do të bëhen donatorë të qëndrueshëm të universitetit tuaj. Por kujdesuni vërtetë për studentët nën mesatare, sepse ata janë me siguri personat që do të ndërtojnë një bibliotekë të re në emrin e tyre, sepse ata janë sipërmarrësit rebelë, të cilët do të themelojnë kompanitë e suksesshme.

Puna është se në sistemin e sotëm arsimor, që e trajton të mësuarit si një linjë prodhimi pas moshës industriale, mund të jetë e lehtë të bini pre e idesë që fëmija ose studenti juaj duhet të ketë rezultate ekselente për të gjetur një karrierë të suksesshme.

E vërteta është se ka aftësi që janë shumë më të rëndësishme për suksesin se notat, të tilla si, të mësuarit për të punuar dhe vepruar mirë me të tjerët.

Lexoni: Mësuesit: Idhujt Tanë apo Aktorët Kryesorë të Maktheve Tona…

Pra, kur një student sjell në shtëpi një notë mesatare në raportin e notave, mos u frikësoni. Ju mund të konsideroni faktin se mund të keni një udhëheqës të ardhshëm në duart tuaja. Por fëmijë ky artikull nuk duhet t’iu largojë nga detyrat e shtëpisë. Pra, futjuni punës!

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0