Pse nuk është kurrë vonë për tu bërë sipërmarrës?

Pse nuk është kurrë vonë për tu bërë sipërmarrës?

~7 minuta lexim


Një sipërmarrës bën gjëra të mrekullueshme. Në fakt, shumë njerëz habiten sesi punon truri i një sipërmarrësi. Si bëhet një sipërmarrës kaq i suksesshëm? Dhe më e rëndësishmja, a dëshiron të jesh dhe ti një sipërmarrës i suksesshëm?

Ju nuk e keni humbur shansin

Shumë njerëz mendojnë se sipërmarrja është një lojë të rinjsh. Kjo ide vjen për faktin se ne shpesh mendojmë për sipërmarrës të suksesshëm. Ata që na vijnë menjëherë ndër mend janë të rinjtë që braktisën universitetin, si Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe Michael Dell.
Një studim i “Kauffman Foundation”, tregoi se mosha mesatare e një sipërmarrësi kur themelon një kompani të tijën është 39 vjeç. Schramm shtoi se “amerikanët që janë 35 vjeç ose më shumë kanë 50% më shumë probabilitet të nisin një biznes se sa ata në moshë më të re”. Një studim i fundit i drejtuar nga Javier Miranda nga “U.S. Census Bureau” dhe Pierre Azoulay nga MIT, tregoi se për top 0,1% të sipërmarrjeve të reja me rritjen më të shpejtë në SHBA, mosha mesatare e themeluesit të saj ishte 45 vjeç. Me pak fjalë, nuk është asnjëherë vonë për t’u bërë një sipërmarrës.

Lexo:  3 arsye pse fundjavat janë të vështira për sipërmarrësit

Sipërmarrësit mbi të 30-at janë më të suksesshëm
Sipërmarrësit mbi të 30-at kanë më shumë probabilitet të jenë të suksesshëm se sipërmarrësit e rinj, pasi duhet kohë që të njohësh veten. Gjatë karrierës suaj ju mësoni se çfarë ju pëlqen apo nuk ju pëlqen në çdo pozicion. Ku ju nisni një biznes ju mund të kuptoni më mirë pikat tuaja të forta dhe të dobëta, dhe se çfarë ju nevojitet për t’u ndier i kënaqur si qenie njerëzore. Të nisësh një biznes në mes të karrierës mund të jetë një avantazh për shumë arsye. Studimi i “Kauffman Foundation” tregoi se sipërmarrësit që nisnin një biznes në mes të karrierës kishin pesë herë më shumë probabilitet të ishin të suksesshëm pesë vjet më pas se sa sipërmarrësit që krijonin një kompani sapo mbaronin universitetin.
Kjo ndodh sepse përvoja në menaxhim është një trajnim i mirë për t’u bërë sipërmarrës. Pas të tridhjrtave ju keni fituar aftësi të mira, keni krijuar kontakte dhe njohjet e duhura në sektorin që ju do të ndërmerrni në sipërmarrje. Financat tuaja kanë më shumë gjasa të jenë stabël dhe t’ju japin mundësi të investoni në një kompani të re.

Nuk është kurrë momenti i duhur
Të krijosh një kompani është si të kesh një fëmijë. Nuk ka të bëjë aspak me moshën, ju kurrë nuk do të ndiheni gati. Duhet të përballeni me frikën që lidhet me tranzicionin nga punonjës në një kompani te themelimi i një kompanie. Mosha 30, 40 vjeç apo më shumë është momenti i duhur për të nisur një biznes tuajin, veçanërisht nëse keni planifikuar më parë nga pikëpamja financiare dhe nëse keni mbështetje financiare. Nëse po mendoni të nisni një biznes tuajin në mes të karrierës nuk është kurrë vonë.

Lexo: Ja pse çdo sipërmarrës duhet të mundohet të bëhet monopolist

Sipërmarrës të famshëm që ndryshuan karrierë pas një kohe të gjatë

Edhe nëse keni investuar 10 apo 20 vjet në profesionin aktual, ju mund të bëheni një sipërmarrës i suksesshëm. Më poshtë janë disa shembuj të njerëzve të famshëm që ndryshuan drejtim në karrierën e tyre pas një kohe të gjatë. Jeff Bezos kishte një karrierë të suksesshme në informatikë në “ëall Street” dhe pozicione të rëndësishme në kompani të shumta financiare para se të krijonte “Amazon” në moshën 31-vjeçare.
Bernard Marcus u pushua nga kompania “Handy Dan” në moshën 48-vjeçare së bashku me kolegun e tij, Arthur Blank. Të dy krijuan më pas kompaninë rivale “Home Depot”. Vera Wang ishte redaktore te revista “Vogue” për 17 vjet para se të bëhej një stiliste e famshme në moshën 40-vjeçare.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0