Cila është strategjia më e mirë për të marrë një vendim të vështirë?
Njëra nga përgjigjiet është, të flesh pas. Gjumi supozohet të na ndihmojë të bëjmë vendime më të mira, duke eliminuar vendimet e ardhura si rezultat i lodhjes në fund të ditës. Gjumi ka treguar që i bën njerëzit më kreativë, më të vëmendshëm, më pak riskues në sjelljet e tyre, dhe më pak sukjekt të emocioneve të tyre. Ka dhjetëra artikuj që shtyjnë liderat të cilët kanë “ngecur” në një vendim për ta shtyrë atë deri në mëngjes.
Tashmë një studim i ri na tregon se gjumi mund të mos bëjë shumë për të na ndihmuar që të jemi konfientë në vendimmarrjen tonë. Përkundrazi, pjesëmarrësit në studim, kërkuan që ta shtynin një vendim deri në mëngjes, ishin më pak të bindur në zgjedhjet e tyre, e kështu me rradhë. Uma Karmarkar, një profesor asistente e administrim biznesit në Harvard Business School, dhe një nga studiueset e kërkimit, ka treguar për newsletter-in e Harvard’s Working Knowledge, “Gjumi nuk ju ndihmon të ndihemi më mirë për vendimet që morët, dhe madje mund t’ju bëjë të ndiheni më keq.”
Paralajmërimi në lidhje me studimin është se pjesëmarrësve iu kërkua të zgjidhnin midis katër opsioneve që nuk diferenconin shumë, dhe zgjedhjet e tyre nuk kishin pasoja të tmerrshme. Edhe pasi studimi u përfundua, nuk pati përgjigjie “të drejta” ose “të gabuara” që mund të zbuloheshin papritur.
Në disa raste, ngjan shumë me jetën: Ne shpeshherë shpenzojmë shumë energji në përpjekje për të vendosur midis dy ose më shumë mundësive të cilat pak diferencë kanë me njëra-tjetrën, por mjaftueshëm diferencë për të na prishur ne shumë punë. Do të ishte e vështirë të testohej ekstremi tjetër, dhe të vendosësh pjesëmarrësit e studimit në një situatë që do të kishte pasoja të tmerrshme për ata që bënin vendime jo të mira.
Ajo që ‘disponojmë’ në fakt, është një grup studentësh të diplomuar të cilëve iu kërkua të zgjidhnin ndërmjet 4 çantave për laptop. Ato ishin të gjitha të së njëjtës cilësi, por kishin karakteristika të ndryshme. Disa studentë zgjodhën një çantë menjëherë, dhe më pas iu kërkua që të flinin pas këtij vendimi. Të tjerët u larguan për 12 orë para se të zgjidhnin. Studentëve nuk iu tregua se studimi ishte rreth gjumit dhe çdo njëri prej tyre që bëri gjumin e mesditës u largua nga studimi.
Kur ata që kishin fjetur u pyetën se sa vetëbesim kishin në lidhje me zgjedhjen e tyre, ata thanë se ndiheshin pak konfidentë, krahasuar me ata që nuk kishin fjetur ndërmjet intervalit të kohës që iu kërkua të shihnin çantat dhe të zgjidhnin midis tyre. Studentët kishin aftësi të kujtonin më mirë karkateristikat pozitive të çantave pas gjumit, kështuqë është e mundur që gjithçka t’u jetë dukur e bukur, duke ua bërë më të vështirë të zgjidhnin se cilat nga çantat ishte më e mirë për t’u zgjedhur.
Për mendimin tim, ky është një argument se të flesh pas bërjes së zgjedhjes, kur bëhet fjalë për vendimmarrje, nuk mund të jetë një strategji kaq e keqe. Mund të jetë e vërtetë, ashtu siç zbuluan Karmarkar dhe kolegët e saj se nuk keni për t’u ndjerë më konfidentë me vendimin tuaj. Por gjithashtu mund të duket se nuk do t’i ndjeni pasojat e bërjes së një gabimi nëse janë të mira ose të këqija. Ndonjëherë një palë syze ‘ngjyrë rozë’ nuk janë keq.
/Artikulli u shkrua nga Kimberly Weisul, botuar më parë në Inc.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.