Versioni i fundit i Microsoft Edge duket se është i ngjashëm me Google. Të dy bazohen në projektin open-source Chromium, që do të thotë se ata ndajnë komponentë të mëdhenj të të njëjtit kod. Si rezultat, përdoruesit e Edge mund të shtojnë kërkime të dobishme në browser nga dyqani Chrome ose dyqani Microsoft.
Përveç kësaj, Google mendon se ju nuk e keni bërë. Aq më tepër që kompania po u tregon përdoruesve një paralajmërim kur vizitojnë njërën nga faqet e saj duke përdorur Microsoft Edge. Kjo përfshihet kur përpiqeni të shtoni Chrome extensions nga Chrome Store.
Lexo: Telefoni i ri i palosur i Huawei nuk vjen me aplikacionet e Google
Është interesante që Edge nuk është i vetmi browser në Chromium. Jason Aten, gazetar në fushën e teknologjisë, thotë: “Unë përdor Brave çdo ditë sepse ka lehtësinë e Chrome, por pa ndjekje dhe pa reklamat. Asnjëherë nuk e kam parë paralajmërim kur instaloj gjëra shtesë. Unë gjithashtu përdor Safarin, i cili gjithashtu ka përfitimin e bllokimit të gjurmimit të reklamave dhe pajisjen e fingerprinting”.
Ekziston një ironi, ku një browser i ndërtuar nga Microsoft ka një pjesë të vogël të tregut, por që në thelb mund ta rindërtoj atë dhe askush nuk e vëren.
Sigurisht, tani është Google, me 69% të përdoruesve që zgjedhin Chrome si browser-in e tyre. Firefox, i cili është browser-i i dytë më i popullarizuar ka rreth 10% të përdoruesve. Safari vjen në vendin e tretë dhe është kryesisht i kufizuar në përdoruesit Mac dhe iOS. Edge nuk është as në hartën e këtyre përdoruesve.
Por, ju mund të pyesni veten pse Google kujdeset kaq shumë për Edge?
Përgjigja është shumë e thjeshtë, përkundër asaj që Google mund të thotë nuk ka asnjë lidhje me sigurinë. Google fiton para duke ju treguar reklama më të pëlqyera, kryesisht në motorin e kërkimit të Google. Këtë e bën duke mbledhur informacione për ju dhe duke përcjellë pothuajse gjithçka që bëni në internet, dhe ndodh që të jetë vërtet e mirë në të. Chrome e bën atë të mundur për disa arsye:
E para është e thjeshtë: Google nuk është motori i kërkimit i preferuar për Microsoft Edge. Por, Bing është! Sigurisht, disa prej jush nuk e kanë idenë se çfarë është Bing, përveç emrit të fundit të një personazhi në “Friends”. Në të vërtetë është një motor kërkimi në të cilin Microsoft shet reklama. Në fakt, ndërsa Microsoft Ads është i katërti në renditje, pas Google, Facebook dhe Amazon, ai është duke fituar në kërkimin e reklamave.
Së dyti, në çdo kohë që të kaloni në një browser tjetër, ekziston një shans shumë më i lartë që të përdorni një teknologji reklamuese ose anti-ndjekëse që e bën më të vështirë për Google që të fitojë paratë e informacionit tuaj. Si platforma më e madhe e reklamave në botë, kjo është një punë e madhe për Google. Ai dëshiron të kontrollojë tërë përvojën e përdoruesit në mënyrë që të sigurojë se asgjë nuk qëndron midis përdoruesit dhe reklamave që ai dëshiron të tregojë.
Lexo: Google po përballet me një problem që nuk e zgjidh dot përmes teknologjisë
Për më tepër, ky është Microsoft. Nëse ka ndonjë kompani aq të fuqishme sa të vjedhë pjesën e tregut të Google, është ndoshta kompania që në një moment kontrolloi 95% të të gjithë trafikut të internetit përmes shfletuesit të tij të Internet Explorer. Ndodh gjithashtu të jetë një nga kompanitë e rralla, që ka paratë dhe bazën e përdoruesve. Kjo e bën të pakonceptueshme që Microsoft mund të vinte një “prishës” në pjesën e tregut të browser-it të Google-it.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.