Google po përballet me një problem që nuk e zgjidh dot përmes teknologjisë

Google po përballet me një problem që nuk e zgjidh dot përmes teknologjisë


Vitet e fundit kanë qenë të vështira për kompaninë, e cila krenohej se ishte një nga vendet më të mira në botë për të punuar. Më poshtë do të gjeni sesi Google mund të përmirësojë kulturën e kompanisë.

Google punëson disa nga njerëzit më të zgjuar në botë, të cilët punojnë në disa nga teknologjitë më të avancuara që mund të imagjinohen. Për një kohë të gjatë, ky kombinim e bëri atë një nga vendet më të mira në botë për të punuar. Google ka qenë prej kohësh legjendar për të dyja këto aftësi si dhe për kulturën e barazisë së punonjësve, e cila i ka inkurajuar punonjësit të japin feedback ndaj drejtuesve të tyre.

Vitet e fundit, kultura e punonjësve ka pësuar ndryshime edhe pse ka ende ushqime falas dhe autobusë që i marrin dhe i çojnë në punë punonjësit. Por kultura padyshim që nuk është më e njëjta.

Në fakt, New York Times ka publikuar një raport mbi ndryshimet e kulturës në Google, duke u fokusuar specifikisht në mënyrën sesi kompania i ka trajtuar përpjekjet që kanë bërë punonjësit për të bërë ndryshime në një sërë çështjesh. Ky artikull nxjerr në pah pakënaqësitë në rritje dhe problemet e vërteta që has kultura e Google. Aty ka mësime për të gjithë themeluesit dhe menaxherët e njerëzve.

Lexo këtu: Siguria e fëmijëve në internet. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri bën marrëveshje me Google

Ju e zgjidhni një problem duke folur me stafin tuaj. Duket se Google nuk është specializuar ende në këtë fushë. Në fakt, mund të themi se Google i bie shumë shkurt çështjeve të tilla.

Stafi i Google është dyfishuar që prej vitit 2015, që do të thotë se ka më shumë njerëz në kompani. Secili prej tyre sjell një sërë rrethanash, besimesh, vlerash dhe shqetësimesh në punë. Në të njëjtën kohë, kompania ka ndryshuar mënyrën sesi i adreson shqetësimet e punonjësve. Kjo i bën punonjësit të ndjehen sikur nuk po vlerësohen më si më parë.

Pakënaqësitë ndaj Google filluan në nëntor të 2018-ës kur 20.000 punonjës organizuan një vëzhgim ndaj një sërë shqetësimesh, duke përfshirë mënyrën sesi kompania merrej me rastet e ngacmimeve seksuale.

Këtë muaj, drejtoresha e operacioneve njerëzore njoftoi se do të largohej nga puna. Duke e kombinuar me atë që Times përshkruan në raport si “clamp down” për mosmarrëveshjet e brendshme, ju mund të kuptoni se ka pakënaqësi ndaj kompanisë, sidomos në mënyrën sesi drejtuesit i menaxhojnë këto mosmarrëveshje. Çështja ëshë se të zgjidhësh një problem njerëzor nuk është njësoj si të zgjidhësh një problem tekologjik. Ju mund të ndërtoni produkte dhe procese, por nuk mund të ndërtoni njerëz. Askush nuk pret që një problem kulturor të zgjidhet përmes teknologjisë. Në të vërtetë, teknologjia nuk e përmirëson kulturën, ajo vetëm e përkeqëson atë.

Ju mund t’i përmirësoni problemet e kulturës duke përmirësuar mënyrën sesi i vlerësoni dhe respektoni njerëzit. Kjo është ajo që nuk shkon tek shumë kompani. Të zgjidhësh këto probleme, nënkupton të përfshihesh me shqetësimet e punonjësve dhe të dëgjosh vërtet perspektivat e tyre. Kjo nënkupton të veproni qëllimisht në mënyrë që t’i adresoni shqetësimet e tyre aty ku duhet.

Ky është një mësim i rëndësishëm për çdo sipërmarrës. Ndërkohë që kompania juaj rritet dhe ju e shtoni stafin, do të përballeni me gjëra që nuk i kishit parashikuar. Ndërsa përballeni me këto probleme të cilat shpresojmë t’i tejkaloni, problemet do t’ju japin mundësinë të shfaqni se çfarë vlerësoni tek punonjësit tuaj.

Në fund të fundit, ajo çka është e vërtetë për çdo kompani teknologjie është fakti se stafi është pasuria më e madhe. Nuk duhet të jetë e vështirë t’i trajtoni punonjësit si të tillë.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0