Siguria e fëmijëve në internet. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri bën marrëveshje me Google - Business Magazine Albania

Siguria e fëmijëve në internet. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri bën marrëveshje me Google


CRCA/ECPAT Shqipëri, pas marrëveshjes me Facebook, tashmë arrin të lidhë marrëveshjen edhe me kolosin e motorit të kërkimit Google, mbi sigurinë e përdorimit të internetit për fëmijët në Shqipëri.

Prej tashmë 5 vjetësh, CRCA Shqipëri nëpërmjet platformës www.ISIGURT.al është e vetmja agjensi që ofron shërbimet e saj për mbrojtjen fëmjijët dhe adoleshentëve nga lundrimi i pasigurt në internet.

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që preken çdo ditë nga internet i pasigurt, vijon të rritet, edhe pse Shqipëria ka marrë disa masa për mbrojtjen e tyre. Në tre vitet e fundit, ky numër ka arritur në mbi 300 fëmijë dhe të rinj, duke shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2019.

Pranë platformës ISIGURT.AL në internet, gjatë vitit 2019, kanë raportuar për internetin e pasigurt rreth 100 fëmijë e adoleshentë.

Rreth 67 fëmijë dhe adoleshentë kanë kërkuar ndihmë për vjedhje profili, urrejtje online në rrjetet sociale, bulizëm, kërcënime apo edhe ngacmime e pornografi.

Një vit më parë CRCA Shqipëri arriti marrëveshjen me Facebook për të punuar së bashku për mbrojtjen e fëmijëve në Facebook dhe Instagram.

Tashmë marrëveshja me Google, zgjeron edhe më tej hapësirat dhe mundësitë e mbrojtjes online të fëmijëve dhe adoleshentëve, sidomos në platformën Youtube.

Pjesë e marrëveshjes më Google është edhe trainimi i stafit të www.ISIGURT.al mbi fuksionimin e platformave të Google dhe përdorimit tw mekanizmat tw saj të raportimit për sigurinw online dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të adoleshentëve.

CRCA/ECPAT Shqipëri fton të gjithë fëmijët dhe adoleshentët, prindërit dhe mësuesit, që për çdo incident në internet të raportojnë dhe të kërkojnë ndihmë pranë Platformës www.ISIGURT.al në internet ose nëpërmjet aplikacionit në celula

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0