Pse është pothuajse e pamundur fshirja e diçkaje që keni hedhur në internet? - Business Magazine Albania

Pse është pothuajse e pamundur fshirja e diçkaje që keni hedhur në internet?

Kur bëhet fjalë për marrëdhënien tonë me internetin thuajse të gjithë besojmë se mund të fshijnë postimet, mesazhet dhe të dhënat personale nga shërbimet sa herë që të duam. Por, një seancë dëgjimore teknologjike vuri në pikëpyetje. Peiter “Mudge” Zatko, ish-shefi i sigurisë në Twitter, i tha një komisioni të Senatit Amerikan se, rrjeti social nuk i fshin në mënyrë të besueshme të dhënat e përdoruesve që anulojnë llogaritë e tyre.


Në dëshminë e tij, Zatko pretendoi se Twitter nuk i fshin në mënyrë të besueshme të dhënat e përdoruesve, në disa raste sepse ka humbur gjurmët e informacionit. Twitter është mbrojtur gjerësisht kundër akuzave të Zatkos, duke thënë se zbulimi i tij paraqet një “narrativë të rreme” të kompanisë.

Ndërsa pretendimet e Zatkos janë tronditëse, Sandra Matz e mbështet plotësisht kur thotë  se “sa shpesh ne jemi të pamend” kur hedhim të dhënat tona në internet.”Duket shumë e thjeshtë, por çfarëdo që të vendosni atje, mos prisni që të bëhet përsëri private,” -tha Matz, një studiuese e mediave sociale dhe profesoreshë në Columbia Business School. “Fshirja e diçkaje nga internet, duke shtypur butonit të delete është pothuajse e pamundur”.
Lexo: Facebook dhe Instagram, a e kërcënojnë shëndetin mendor?

Në korrik, Meta, themeluesi i Facebook-ut, u vu nën një vëzhgim të ashpër, pasi u publikua lajmi se mesazhet e dërguara përmes Messenger u morën nga policia, duke u përdorur për të akuzuar një adoleshente nga Nebraska dhe nënën e saj, për një abort të paligjshëm.

Ravi Sen, një studiues i sigurisë kibernetike dhe profesor në Universitetin A&M të Teksasit, tha se autoritetet policore dhe grupet e tjera “me burime dhe akses në llojin e duhur të mjeteve dhe ekspertizës” mund të rekuperojnë të dhënat e fshira, në rrethana të caktuara. Sen tha se shumë njerëz nuk i dinë të gjitha vendet ku përfundojnë të dhënat e tyre. Çdo postim, pavarësisht nëse është një email, koment i mediave sociale ose mesazh i drejtpërdrejtë, zakonisht ruhet në pajisjen e përdoruesit, pajisjen e marrësit dhe serverat në pronësi të një kompanie, platformën e së cilës keni përdorur.

“Parimisht” tha ai, “nëse përdoruesi që ka krijuar përmbajtjen e fshin atë, përmbajtja duhet të zhduket nga të tre vendet. Por, në përgjithësi, tha ai, kjo nuk ndodh aq lehtë. Sen tha se shanset për të riekuperuar një mesazh të fshirë nga pajisja e një përdoruesi zvogëlohen me kalimin e kohës.

Por edhe me të gjitha masat paraprake që një individ mund të marrë për t’i dhënë fund, pasi të vendosni diçka në internet, Matz thotë, ju në thelb keni humbur kontrollin.
“Sepse edhe nëse Twitter tani e fshin postimin, ose ju e fshini atë nga Facebook, dikush tjetër mund ta ketë kopjuar tashmë foton që keni vendosur atje”, -tha ajo.
Matz tha se ajo rekomandon që njerëzit të jenë më të vëmendshëm për atë që ndajnë në platformat virtuale. Sado pesimiste të tingëllojë, ajo mendon se është më mirë të jesh tepër i kujdesshëm në internet.”Thjesht supozoni se gjithçka që vendosni atje mund të përdoret nga kushdo dhe do të jetojë në përjetësi,” -tha ajo.
cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0