Pse biznesi juaj nuk po bën para? Ja arsyet dhe zgjidhjet - Business Magazine Albania

Pse biznesi juaj nuk po bën para? Ja arsyet dhe zgjidhjet

Sipas statistikave, 90% e startup-eve dështojnë. Shumica arrijnë të mbijetojnë vitin e parë apo të dytë, por më shumë se gjysma e bizneseve të vogla nuk i kalojnë pesë vitet e para. Arsyeja kryesore? Thjesht nuk gjenerojnë mjaftueshëm të ardhura.

Dështimi në biznes mund të vijë si rezultat i mungesës së kërkesës për produktin, konkurrencës së ashpër apo menaxhimit të dobët të burimeve. Megjithatë, çdo problem ka një zgjidhje, dhe nëse e kuptoni arsyen pse biznesi juaj nuk po bën para, mund të gjeni një mënyrë për ta rikthyer atë në rrugën e suksesit.

Më poshtë janë disa nga arsyet më të zakonshme pse bizneset dështojnë dhe mënyrat për t’i adresuar ato:

  1. Mungesa e përputhshmërisë me tregun

Zgjidhja: Riorientimi i produktit ose ndryshimi i strategjisë së marketingut.
Një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë bizneset është krijimi i një produkti interesant, por pa një nevojë të qartë në treg. Nëse klientët nuk kanë një problem të cilin produkti juaj e zgjidh, ata nuk do ta blejnë atë.

  1. Konkurrenca e fortë

Zgjidhja: Diferencimi i produktit ose zhvendosja në një segment më të veçantë të tregut.
Në një treg të mbushur me konkurrentë, nëse nuk keni një avantazh të qartë, do të jetë e vështirë të mbijetoni. Gjeni një mënyrë për t’u dalluar, qoftë përmes cilësisë, shërbimit më të mirë apo inovacionit.

Lexo gjithashtu: Sot është dita e duhur për të hapur biznesin tënd, ja 20 arsyet

  1. Shpenzime të larta në reklamim

Zgjidhja: Optimizimi i fushatave dhe reduktimi i kanaleve të pasuksesshme të reklamimit.
Marketingu është i nevojshëm, por nëse po shpenzoni më shumë sesa fitoni, është koha për të analizuar kthimin e investimit. Fokusohuni në kanalet që sjellin klientë me kosto më të ulët.

  1. Model biznesi i gabuar

Zgjidhja: Ristrukturimi ose eksplorimi i një modeli më të qëndrueshëm.
Ndonjëherë, mënyra se si biznesi operon nuk është e duhura për tregun. Nëse produkti juaj nuk po shitet në dyqane fizike, ndoshta duhet të kaloni online. Ose nëse nuk po fitoni nga një model abonimi, mund të duhet të kaloni në pagesa të drejtpërdrejta.

  1. Çmime të gabuara

Zgjidhja: Llogaritja e saktë e kostove dhe përcaktimi i një çmimi të drejtë.
Nëse çmimi është shumë i ulët, mund të mos mbuloni dot kostot. Nëse është shumë i lartë, mund të humbni klientët. Përdorni analizën e tregut dhe të shpenzimeve për të gjetur një çmim optimal.

  1. Produkt i dobët

Zgjidhja: Përmirësimi i cilësisë ose zhvillimi i një produkti të ri.
Nëse konsumatorët nuk e pëlqejnë produktin tuaj, ata nuk do ta blejnë më. Dëgjoni reagimet e klientëve dhe bëni përmirësime të nevojshme.

  1. Mungesa e qëllimeve dhe strategjisë

Zgjidhja: Përcaktimi i objektivave të qarta dhe planifikimi afatgjatë.
Një biznes pa një strategji të qartë shpesh humbet drejtimin. Krijoni një plan konkret dhe vendosni qëllime të matshme për të siguruar rritje të qëndrueshme.

Lexo gjithashtu: Si të përdorësh teknologjinë për të zgjeruar biznesin? Trendet e reja që ndihmojnë sipërmarrësit

  1. Mungesë e resurseve dhe kohës

Zgjidhja: Delegimi i detyrave ose rritja e kapaciteteve të ekipit.
Nëse jeni i mbingarkuar me punë dhe nuk keni kohë të fokusoheni në strategji, është koha të mendoni për zgjerimin e stafit apo ndihmën nga jashtë.

  1. Hyrja në treg në kohën e gabuar

Zgjidhja: Monitorimi i trendëve dhe përshtatja me ndryshimet e tregut.
Një produkt i shkëlqyer i sjellë në kohën e gabuar mund të dështojë. Analizoni tregun dhe prisni momentin e duhur për të lançuar produktin tuaj.
Nëse biznesi juaj nuk po bën para, është e rëndësishme të identifikoni problemin dhe të veproni shpejt. Me strategjitë e duhura, mund të riktheni fitimet dhe të ndërtoni një biznes të qëndrueshëm.

foundR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0