Protokolli i masave higjieno sanitare Covid-19 në qendra tregtare

Protokolli i masave higjieno sanitare Covid-19 në qendra tregtare


Ky është një udhëzues i përkohshëm i cili bazohet në të dhënat aktuale në lidhje me sëmundjen koronavirus 2019 (COVID-19). Udhëzimet e mëposhtme të përkohshme do të ndihmojnë në parandalimin e përballjes apo ekspozimit në qendra tregtare ndaj COVID-19.

Lexo: Bizneset që rinisin punën të hënën dhe protokollet e tyre

Rekomandime për funksionimin e përkohshëm të qendrës tregtare gjatë periudhës së parë të lirimit të masave

  1. Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të saj në të njëjtën kohë.
  2. Qendra tregtare duhet të informojë paraprakisht vizitorët për limitin e fashës orare dhe kapacitetet që qëndra tregtare duhet të ketë gjatë kësaj periudhe.
  3. Qendra tregtare duhet të ketë dyer elektrike, duhet të përcaktojë vetëm një hyrje dhe një dalje, pra levizje e vizitorëve vetëm në një drejtim.
  4. Të gjitha pikat e hyrjes në qendër duhet të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.
  5. Qendrat tregtare do të kenë një plan veprimi për higjienën dhe desinfektimin.
  6. Të gjitha qendrat tregtare do të kenë një dhomë izolimi mjekësor për qëllime urgjente në rast se dikush në qendër dyshohet se është i infektuar nga virusi.
  7. Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë duhet të pastrohen shpesh me dezifektante. (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.)
  8. Të përdoret ashensori por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij.
  9. Qendra tregtare dhe dyqanet të promovojnë pagesat me kartë por nuk përjashtohet pagesa “cash”.
  10. Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë, nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambjentet e brendshme të qendrës tregtare.

Lexo: Hapen klinikat dentare. Shiko protokollin e masave

Udhëzime për administratorin e qendrës tregtare dhe për subjektet në qendër për parandalimin e përhajes së COVID-19

  • Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës i Autorizuar/Drejtuesi i Filialit të Qendrës tregtare (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.
  • Çdo administrator apo person përgjegjës në detyrë i bizneseve të vogla në qendër tregtare kryen të njëjtën procedurë me stafin e tij.
  • Për çdo rast personi përgjegjës lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.
  • Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës.
  • Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj personit përgjegjës nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
  • Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.
  • Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.
  • Rekomandohet sa më shumë shërbim delivery në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.
  • Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.
  • Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, maskat, dorezat dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

Lexo: Shkencëtarët: Testet për antitrupa nuk provojnë imunitet nga COVID-19

  • Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.
  • Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.
  • Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
  • Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.
  • Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga subjekti. Klienti mban maskën mbrojtëse çdo moment. Higjenizues me nivel perberje alkooli 60%.
  • Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.
  • Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti, duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në ambient ose mund të vendoset një punonjës për të drejtuar hyrjedaljen e klientëve. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klientarkë.
  • Rekomandohet shmangia e parasë “cash” dhe ofrimi i shërbimeve me kartë krediti.
  • Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.
  • Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral
  • Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.
  • Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.
  • Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambjentit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 3 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren në përputhje më udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/ shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
  • Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.
  • Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur.
  • Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.
  • Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit për subjektet, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër pale e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrit jeshil për denoncim.
  • Subjekti të afishojë të plotë protokollin për të gjitha bizneset në qendrën tregtare sipas tekstit të miratuar.
  • Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit.

Lexo: Protokolli i masave higjieno sanitare Covid-19 në klinikat dentare

Rekomandime për vizitorët në qendrën tregtare për parandalimin e përhapjes së COVID19

         Vizitorët duhet të shkojnë në një qendër tregtare vetëm atëherë kur është

e nevojshme.

         Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës në hyrje të qendrës

dhe duhet të kenë vendosur maskë.

         Në qendër tregtare nuk do të ketë parkim me “shoqërues parkimi”.

         Të respektohen nga visitorët e qendrës të gjithë rekomandimet e MSHMS-së

për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

e-albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0