Projekti/ Ujërat e zeza mund të përdoren si karburant për aeroplanët - Business Magazine Albania

Projekti/ Ujërat e zeza mund të përdoren si karburant për aeroplanët

Projekti/ Ujëra e zeza mund të përdoren si karburant për aeroplanët

Kompania britanike e biokarburanteve ‘Firefly’ ka arritur një marrëveshje me linjën ajrore me kosto të ulët ‘Wizz Air’ për të ndërtuar një rafineri komerciale që do ndihmojë në shndërrimin e ujërave të zeza në karburant të qëndrueshëm të aviacionit (SAF).

Sipas ‘Firefly’, që ka zhvilluar procesin e shndërrimit, karburanti ende po i nënshtrohet testimit rregullator. Nëse miratohet, ai mund të përdoret për të furnizuar, tha kompania këtë javë.

Rafineria, e para e këtij lloji, do ndërtohet në Essex dhe mund të fillojë dërgimin e furnizimeve komerciale të SAF deri në vitin 2028 për t’i shërbyer aeroporteve të Londrës. Ka potencial për dy objekte të tjera të tilla në Britani, sipas ‘Firefly’.

Lexo edhe:Aroma e mirë ndihmon në trajtimin e depresionit?

‘Wizz Air’ tha se po investonte për një porosi masive për deri në 525,000 ton karburant të bazuar në mbetje gjatë 15 viteve të ardhshme.

Ndërkohë, kompania e shërbimeve ‘Anglian Water’ ka njoftuar se do sigurojë Firefly me biosolide nga procesi i saj i trajtimit të ujërave të zeza për një strukturë pilot.

Shefi ekzekutiv i ‘Firefly’, James Hygate, tha se biosolidet janë “të neveritshme”, por “një burim i mahnitshëm”.

“Ne po i kthejmë ujërat e zeza në karburant avionësh. Nuk mund të mendoj vërtet për shumë gjëra që janë më të këndshme se kaq,” shtoi ai.

Prodhimi SAF përdor 70% më pak karbon sesa karburanti konvencional i avionëve, por aktualisht është dukshëm më i shtrenjtë për t’u prodhuar.

Sipas Paul Hilditch, shefi i operacioneve të ‘Firefly’, “ka mjaftueshëm biosolide në Britani për më shumë se 200,000 ton SAF”, që ai tha se mjafton për të kënaqur rreth gjysmën e kërkesës së mandatuar të SAF në 2030.

hashtag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0